Filipi I i Maqedonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filip I i Maqedonisë ishte një nga mbretërit e hershëm të Maqedonisë, një mbretëri antike. Ai ishte anëtar i dinastisë Argead dhe djali i Argaut I, i cili u bë mbret pas vdekjes së babait të tij.

Si mbret, Filipi I u tregua i mençur dhe kurajoz. Ai i rezistoi pushtimeve të njëpasnjëshme nga ilirët, por përfundimisht u vra në betejën kundër tyre, duke i lënë kurorën djalit të tij të mitur, Aeropus I. se cila ishte gruaja e Filipit I nuk njihet.

Shumë pak dihet për Filipin I për shkak të statusit të tij të hershëm si mbret i Maqedonisë. Sidoqoftë, linja e tij familjare do të çonte përfundimisht te Aleksandri i Madh.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Farr, Edward History of the Macedonian (Robert Carter & Brothers, New York, 1850), fq. 37
  • Histori Herodot viii
  • Justin vii. 2