Guns N' Roses

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Guns N' Roses
Background information
Origjina Los Angeles
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ShBA
ZhanretHard rock
Heavy Metal
Vitet aktik1985
LabeliGeffen
Antar/ëtAxl Rose
Duff McKagan
Slash
Dizzy Reed
Richard Fortus
Websitegunsnroses.com

Guns N' Roses është një grup muzikor hard rock nga Amerika, formuar në vitin 1985, në Los Angeles (Kalifornia).

Historia e grupit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e grupit në kulm të karrierës ishin Axl Rose, Slash, Izzy Stradlin, Duff McKagan dhe Steven Adler. Rose, Stradlin dhe McKagan kanë qenë të grupit që kur ky u krijua, dhe Slash dhe Adler erdhën pak më vonë. Grupi u formua në Los Angeles të Kalifornisë. Ata u regjistruan në kompaninë muzikore Geffen Records. Në vitin 1987 hodhën në qarkullim albumin Appetite for Destruction.

Këngët më të famshme të grupit janë Welcome to the Jungle, Paradise City, Sweet Child o' Mine, Patience, Live and Let Die, November Rain, Knockin' on Heaven's Door, Don't Cry, dhe Civil War.

Muzika që ata krijuan ishte ndryshe nga stili rok i viteve 80. Ata nuk luanin muzikë "Hair Metal". Por gjithashtu stili muzikor i ngjante rokut tradicional. Për këtë arsye shumë fanatikë të muzikës u interesuan për GnR. Grupi fillimet i pat në vitin 1985. Grupi i vjetër i vokalistit Axl Rose quhej Hollywood Rose ndërsa ai i kitaristit të vjetër Tracii Guns quhej L. A. Guns. Ata bashkuan këto dy emra dhe e quajtën grupin Guns N' Roses.

Në 1985 GnR shkuan në Seattle për koncerte. Tracii Guns dhe Rob Gardiner nuk mundën të merrnin pjesë. Rose thirri Slash dhe bateristin Steven Adler, të cilët ishin miq të tij. Ata pranuan dhe prej asaj kohe u bënë pjesëtarë të përkohshëm. Kur grupi u kthye në LA, shkruajtën Welcome to the Jungle e cila u bë një ndër këngët e tyre më të famshme. Në vitin 1990 bateristi Steven Adler u pushua nga grupi, pasi ai filloi te abuzonte me drogën. Ai u zëvendësua nga Matt Sorum.

Albumi i fundit i GnR titullohet Chinese Democracy.

Anëtarët e grupit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e tanishëm të grupit janë :

Veprat muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disqet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Videot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1992: Use Your Illusion I (World Tour - 1992 In Tokyo), (DVD/VHS)
  • 1992: Use Your Illusion II (World Tour - 1992 In Tokyo), (DVD/VHS)
  • 1998: Welcome To The Videos (DVD/VHS)

Shihni edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]