Hajla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamnje nga Hajla
Pamje nga Hajla

Hajla është mal në kuadër të Alpeve Shqiptare në kufi të Kosovës me Malin e Zi. Shtrihet në mes Grykës së Rugovës dhe vendburimit të lumitIbër, shtrihet në koordinatat gjeografike Lat/Lon: 42,75725° N / 20,14392° E dhe ka lartësinë më të madhe (2403 m) e arrinë në territorin e Kosovës.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hajla përbëhet prej disa majave malore siç janë : Hajla e Shkrelit, (malazezisht : Škreljska Hajla, angl. : Shkrel´s Hajla 2.011 m) - Maja e Dromodolit (2.120 m), Hajla e Koshutanit, (Košutanska Hajla, Koshutan´s Hajla), Hajla e Vranocit, (Vranovačka Hajla – Vranovac´s Hajla 2.281 m). Kemi edhe emërtimin Hajla e Pepiqit, që është me lartësi 2403 metra lartësi mbidetare.

Për shkak të lartësisë së theksuar Hajla është e zhveshur, ndërsa pjesët më të ulëta posaçërisht kah burimi i lumit Ibër me vegjetacion të bujshëm në të cilën jetojnë shtazë të egra (si ujq, arinj etj).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]