Historitë e Herodotit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Historiae

Historitë e Herodotit (lat. Historiae) është një vepër e Herodotit e përbërë nga nëntë libra, ku ai përshkruan luftën greko-persiane në të gjitha fazat e saja deri në vitin 479 p.e.s.

Kjo vepër dallohet për një horizont të gjerë mendimesh, për mjeshtrinë e deri diku edhe për paanëshmërinë e paraqitjes së ngjarjeve. Në këtë vepër përpos të dhënave mbi grekët dhe persët ai shkruan edhe për historinë e popujve që në njërën mënyrë apo tjetrën kishin mardhënie me këto dy palë. Vepra përmban të dhëna gjeografike dhe etnografike të cilat marrin një vlerë kur kihet parasysh asnjanësia i autorit. Në historinë e popujve ai përshkruan natyrën e vendeve të tyre, besimet, zakonet, arkitekturën, mbathjen (veshjen), armatimin si dhe monumentet (përmendoret), legjendat (gojëdhënat) e mitet e tyre.

Edhe pse kjo vepër e tij është pak sa sipërfaqsore, ajo është mbështetur mbi një kritikë historike. Disa të dhëna që mund të hasen në këtë vepër kanë gjetur edhe vërtetësinë arkeologjike të cilat edhe ja rrisin vlerën kësaj vepre.

Në veprën "Historiae", Herodoti për të parën herë përmend Ilirinë dhe banorët e saj me emrin e përbashkët ilirë. Po ashtu në këtë vepër gjejmë të dhëna të rëndësishme për pellazgët. Në këtë vepër janë interesante edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi, mbi mënyrën e jetesës dhe disa zakone të tyre, si dhe për tokat e kullotat e Apollonisë.

Pjesë interesante për trevat shqiptare në veprën e tij janë:
  • Libri I 46, 57, 58
  • Libri II 52,
  • Libri IV 48,
  • Libri V 1, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 61, 98,
  • Libri VI 127, 137, 138, 139, 185
  • Libri VIII 47, 137,
  • Libri IX 43, 92, 93, 94,

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]