Ibn Shatiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Modeli i Ibn al-Shatir për paraqitjet e Merkur, duke treguar shumëzimin e epicycles në një ndërmarrje të Ptolemeut

Ebu’l-Hasan Ala Al-Din Ali Ibn Ibrahim Ibn el-Shatir, shkencar mysliman u lind në vitin 1304DamaskSirisë.

Ai ishte një shkencëtar arab mysliman, astronom, matematikan, inxhinier, zbulues dhe inovator, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi duke punuar si muvakkit në xhaminë qendroreEmevinjve në Damask.[1]

Ibn Shatiri qysh në rini tregoi zgjuarsi dhe interesim për nxënie të diturisë, prandaj kishte vendosur të vizitonte qendrat intelektuale si : Aleksandrinë dhe Egjiptin, ku në Kajro studioi astronominë dhe matematikën. Megjithatë, formimin intelektual dhe afirmimin i arriti në Damask, ku zhvilloi veprimtarinë e tij shkencore. Vdiq në vendlindjen e tij më 1375.

Kontributet shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga shekulli i dytë p.e.r. e deri në periudhën e mesjetës, mund të themi se autoriteti kryesor shkencor në fushën e astronomisë ishin teoritë e filozofit grek Klaud Ptoleme. Që të gjitha përpjekjet për hulumtimet shkencore dhe studime në fushën e astronomisë, bazoheshin në veprat e Ptolemeut, nga të cilat duhet veçuar punimi Almagest, në të cilin trajtohej edhe tema e lëvizjeve planetare, ku modeli i tij planetar (edhe pse me defekte të shumta), konsiderohet të jetë edhe kontributi i tij kryesor shkencor, i cili do të pasohej për shekuj me radhë. Mirëpo e tërë kjo do të ndryshonte me ardhjen në skenë të dijetarëve myslimanë, të cilët ruajtën veprat shkencore të grekëve, të cilave u kanosej rreziku për shkatërrim nga fondamentalizmi religjioz i krishterë, meqë këto mësime binin ndesh me doktrinat e kishës katolike. Po, shkencëtarët myslimanë, përveç qëllimit për të ruajtur trashëgiminë shkencore të grekëve, gjatë interpretimit të tyre, ata korrigjuan dhe përplotësuan në masë të madhe ato punime. Shembull i kësaj është edhe dijetari Ibn el Shatir, i cili në veprën e tij të famshme Kitab nihajat el-sul fi tashih el-usul (Shtegtimi i fundit për sa i përket korrigjimit të parimeve), në mënyrë drastike reformoi modelet e Ptolemeut për Diellin, Hënën dhe planetët, duke bërë prezantimin e vet origjinal që e eliminoi epiciklin në modelin diellor, dhe kjo eliminoi ekscentrikën dhe kuantin(4) duke prezantuar epicikle shtesë në modelet planetare përmes Dyshes-Tusi, dhe kjo eliminoi të gjitha ekscentrikat, epiciklet dhe ekuantet në modelin hënor. Përderisa modelet e shkollës Maragha ishin po aq të sakta sa ishte edhe modeli i Ptolemeut, modeli planetar i Ibn Shatirit ishte i pari që doli të ishte superior ndaj modelit të Ptolemeut, për sa i përket përputhshmërisë më të madhe me faktet shkencore. Një e arritur tjetër e Ibn Shatirit është edhe ndarja e filozofisë natyrore nga astronomia, dhe refuzimi i modelit të Ptolemeut më tepër në baza shkencore sesa filozofike.

Veprimtaria e Ibn Shatirit shënoi kthesë në astronomi, dhe ajo mund të konsiderohet si revolucion shkencor para se të ndodhte renesanca Për dallim nga astronomët e tjerë të kohës së tij, Ibn Shatiri nuk mbështetej aq në parimet teorike të kozmologjisë, filozofisë natyrore apo fizikës së Aristotelit, por u angazhua në punimin e një modeli i cili përputhej më tepër me vrojtimet empirike, dhe kjo ishte esenca e konceptit të tij planetar. Veprimtaria e Ibn Shatirit shënoi kthesë në astronomi, dhe ajo mund të konsiderohet si revolucion shkencor para se të ndodhte renesanca.

Në dallim nga astronomët e mëparshëm, Ibn Shatiri, në përgjithësi, nuk kishte vërejtje filozofike ndaj astronomisë së Ptolemeut, mirëpo, edhe pse kishte admirim për punën e tij, ai nuk mund të anashkalonte vakuumet e mospërputhjes, kështu që vazhdoi rrymën arabe të kritikës së astronomisë të ilustruar me shembuj konkretë nga vrojtimet e tij. Ai ishte astronomi i parë që prezantoi eksperimentimin në teorinë planetare, sepse ai testonte vazhdimisht modelet e Ptolemeut dhe, nëse asnjë prej tyre nuk përputhej me të dhënat nga vrojtimet e bëra, atëherë formulonte modelin e tij origjinal, i cili ishte konform me ato vrojtime. Edhe pse për sistemin e tij ka rezerva se mund të jetë gjeocentrik, ai eliminoi ekuantin dhe ekscentrikën e Ptolemeut, kurse detajet matematikore të tij ishin identike me ato të Kopernikut, që janë paraqitur në veprën De Revolutionibus.

Koncepti i tij planetar dhe teoria mbi lëvizjet hënore, nuk dallonin nga ato që iu atribuuan Kopernikut afro 150 vjet më vonë. Për këtë arsye besohet se modelet e Ibn Shatirit u adaptuan nga Koperniku në modelin heliocentrik. Po ashtu dihet se diagramet e Kopernikut për modelin e tij heliocentrik, përfshirë edhe shenjimet e pikave, ishin pothuajse identike me diagramet dhe shënimet e përdorura nga Ibn Shatiri për modelin e tij planetar, dhe është evidente që Koperniku përdori të njëjtin koncept të lëvizjeve, për të prezantuar modelin e tij planetar me Diellin në qendër, që na bën të kuptojmë se Koperniku ishte në dijeni për punën e Ibn Shatirit.

Ibn Shatiri konstruktoi orë të mrekullueshme diellore për xhaminë e Emevinjve në Damask.

Një punim tjetër shumë me rëndësi, ku Ibn Shatiri diskuton çështjet dhe teoritë astronomike, është edhe vepra e tij Zixh Ibn Shatir (Doracaku i astronomisë), ise skur quhet nganjëherë El zixh el xhedid, e cila u përpilua me urdhër të Muratit I, i cili ishte sundues osmanli nga viti 1360 deri më 1389.

Në parathënien e këtij punimi, Ibn Shatiri përmend burimet e tij, siç janë : Maslamah Ibn Ahmed el Maxhriti, Ibn el-Hejthem, Muhamed ibn Husein nga Granada, Nasir el- Din el Tusi, Mu’ajjad el Din el Urdi, Muhij el Din el Magribi dhe Kutb ed-Din esh-Shirazi.(5) Ndër kontributet e tij të tjera shkencore, duhet të përmendet edhe arritja e tij që bëri me sukses përllogaritjen e pjerrtësisë së boshtit të Tokës, një zbulim që më 1365 arriti ta demonstronte me një saktësi të lartë se këndi i pjerrtësisë eliptike të boshtit të Tokës është 23 shkallë e 31 minuta(6), kurse vlera e saktë është kalkuluar nga shkencëtarët e shekullit njezet, e cila ishte e mundur të bëhej vetëm nëpërmjet kompjuterëve dhe vlera është 23 shkallë e 31 minuta e 19.8 sekonda, që do të thotë se vlera që kishte proklamuar Ibn Shatiri, dallonte për vetëm 19 sekonda e 8 të qindtat nga përllogaritja e bërë përmes teknologjisë bashkëkohore që posedojmë ne sot. Përveç koncepteve planetare dhe përllogaritjeve astronomike, Ibn Shatiri dha kontribut të jashtëzakonshme edhe në konstruktimin e instrumenteve astronomike, duke bërë në këtë drejtim avancime substanciale.

Ibn Shatiri konstruktoi orë të mrekullueshme diellore për xhaminë e Emevinjve në Damask, një prej të cilave ishte e ngritur në minaren veriore të xhamisë. Instrumenti që ndodhet tash në këtë minare, është kopje identike, e cila është punuar në fund të shekullit XIX, kurse fragmente nga instrumenti origjinal ruhen në kopshtin e Muzeut Kombëtar, në Damask të Sirisë. Orët diellore antike tregonin kohën me orë jo të barabarta; ato ndryshe quheshin edhe orë të përkohshme, të cilat ndryshonin sipas stinëve. Çdo ditë ishte e ndarë në dymbëdhjetë segmente të barabarta, si rrjedhim i kësaj orët ishin më të shkurtra në dimër e më të gjata gjatë verës. Ideja për të përdorur orët me gjatësi të njëjtë kohore gjatë tërë vitit, ka qenë zbulim i Ibn Shatirit më 1371, dhe kjo ishte bazuar në zhvillimet e bëra në trigonometri nga Muhamed el Bataniu. Ora e tij diellore ishte e punuar nga mermeri, kishte madhësinë 2 x 1 metra dhe kishte një sistem shenjash të gdhendura në mermer, që i mundësonte muvakitit ta lexonte kohën ekuinoksale, që nga agimi e deri në mbrëmje. Ky koncept i orëve diellore u paraqit në Perëndim 100 vjet më vonë. Ora diellore me përmasa më të vogla, pjesë të instrumentit Përmbledhësi i Ibn Shatirit, tani gjendet në Aleppo. Ai është i përforcuar për një kuti që quhet Sanduk al-xhavakit (arka e thesarit), e cila ka përmasat 12 x 12 x 3 cm.(7) Ky instrument përdorej për të përcaktuar kohët e namazeve, si dhe për të përcaktuar meridianin lokal dhe drejtimin e Kibles.

Ibn Shatiri shkroi edhe mbi hartën yjore dhe konstruktoi astrolabin, të cilin e quajti Instrumenti universal, që e kishte përshkruar në veprën e tij Al-Ashi’a al-lāmi’a fī ‘l-’amal bi-’l-āla al xhāmi’a, (Rreze ndriçimi mbi operimet me instrumentin universal). Një komentim kësaj vepre i pati bërë astronomi dhe inxhinieri i famshëm osmanli, Teki al Din, i cili e kishte futur në përdorim instrumentin universal në observatorin el Din të Stambollit gjatë viteve 1577-1580 dhe vlen të përmendim se një astrolab dhe një instrument universal që kishte konstruktuar Ibn Shatiri, kanë mbijetuar.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Librat e tij mbi astrolabin shërbyen si referim për shekuj me radhë në territoret e Shamit e Egjiptit dhe përgjatë tërë Perandorisë Osmane e vendeve të tjera Islame, meqë ishin të domosdoshëm për përcaktimin e kohëve të namazeve tek myslimanët. Përveç punimeve ku bëhet fjalë rreth konstruktimit të instrumenteve të reja astronomike që kishte zbuluar vetë, Ibn Shatiri po ashtu kishte shkruar manuale, ku përshkruhej mënyra e përdorimit të këtyre mjeteve.

Librat e tij mbi astrolabin referim për shekuj me radhë në territoret e Shamit e Egjiptit dhe përgjatë tërë Perandorisë Osmane e vendeve të tjera Islame.

Nga zbulimet e instrumenteve të shumta astronomike, një vend shumë të rëndësishëm zë edhe instrumenti që njihet si Përmbledhësi, të cilin së pari e kishte konstruktuar Ibn Shatiri dhe u quajt kështu, sepse ishte shumëfunksional dhe shërbente për shumë qëllime. Ky mjet, në mes të tjerash, përmbante në vete një alhidade e orën diellore polare dhe më vonë, në Evropën e renesancës, u bë shumë i famshëm. Ai kishte zbuluar edhe lloje kuadrantësh të rinj, siç ishte Kudranti i përsosur (el-rub el-tamm), që ishte përshkruar në traktatin e tij El-naf El-amm fi-l-‘amal bil-rub el-tamm.

Punime të tjera të tij mbi instrumentet, janë edhe: Risalat al-istralab, Mukhtasar fi-l-amal bil-istralab... Idah el-mughaijab fi-l-amal bil-rub el-muxhaijab, e të tjerë. Një model i kuadrantit që kishte konstruktuar Ibn Shatiri për shejh Ali ibn Muhamed el-Darbandin, është i ruajtur deri më sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit.

Ai po ashtu shkroi mbi variacionet trigonometrike dhe punoi traktatin Bil nisaba el-sittinija, i cili bën fjalë për përpjesëtimin seksadecimal (të gjashtëdhjetë), që supozohet të ishte mbi thyesat e gjashtëdhjeta. Ibn Shatiri ishte njëri ndër shkencëtarët më të mëdhenj gjatë historisë. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës e në modernizimin e saj dhe njëherësh, me intelektin e tij, krijoi shtigje të reja për kuptimin dhe interpretimin e astronomisë për gjeneratat qe do te vinin shekuj me vone.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Epistles, Gospels, and Popular Readings in the Tuscan Language". World Digital Library. Marrë më 4 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)