Jahja Ballhysa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jahja Ballhysa
Kryetar i Bashkisë Durrës
Në detyrë
1926–1927
Paraprirë ngaHysen Myshketa
Pasuar ngaAbedin Nepravishta
Të dhëna vetjake
U lind më1857
Durrës, Perandoria Osmane
Vdiq më1930
Durrës, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës

Jahja Ballhysa (Durrës, 1857 - 1930) ka qenë nëpunës i admnistratës lokale të Perandorisë Osmane në Durrës si dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë për qytetin e Durrësit[1] dhe kryetar i Bashkisë Durrës.[2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kreu studimet në Kolegjin i Shën AdrianitShën Mitri u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit më 1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1918 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.[3][4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1
  2. ^ "Mayors of Durrës". Durrës Municipality. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 25 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2
  4. ^ dokumentari tv -misteret e 28 nëntorit- dhe -nënshkruesit e deklaratës se pamvarësisë- te wkp