Jairo Riedewald

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jairo Riedewald
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJairo Riedewald
Datëlindja (1996-09-09) 9 shtator 1996 (27 vjeç)
VendlindjaAmsterdam, Holandë
PozicioniQëndër–mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Crystal Palace
Numri44
Karriera me të rinjtë
SV Overbos
2007–2014Ajax
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2017Jong Ajax19(1)
2013–2017Ajax63(2)
2017–Crystal Palace12(0)
Karriera ndërkombëtare
2011Holanda U152(0)
2011–2012Holanda U166(0)
2012–2013Holanda U1710(0)
2013–2015Holanda U1915(1)
2016–Holanda U214(0)
2015–Holanda3(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 prill 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 nëntor 2016

Jairo Riedewald (lindur më 9 shtator 1996) është një futbollist hollandez që luan aktualisht si qëndër–mbrojtës për Ajaxin.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mars 2013, Riedewald firmosi një kontratë me skuadrën e parë deri e cila do të skadojë më 30 qershor 2016.

Gjatë sezonit 2013–14, ai u thirr për të luajtur me skuadrën e rezervave. Më 21 tetor 2013, Riedewald bëri debutimin e tij profesionist në një ndeshje të Jupiler League kundër VVV-Venlo, ata humbën me rezultatin 5–1.

Më 14 dhjetor, trajneri Frank de Boer lajmëroi që Riedewald të thirrej në skuadrën e parë për të luajtur në ndeshje në Eredivisie kundër SC Cambuur. Ajax fitoi me rezultatin 1–2 kurse Riedewald nuk u aktivizua. Ai arriti të bejë debutimin zyrtarë me Ajaxin më 19 dhjetor në një ndeshje të KNVB Cup kundër IJsselmeervogels. Ndeshja u fitua nga Ajax me rezultatin 0–3 kurse Riedewald luajti 73 minuta dhe u zëvendësua nga Daley Blind. Vetëm tre ditë më vonë, ai arriti të bëjë edhe debutimin në Eredivisie kundër Roda JC, pasi hyri në fushë në minutën e 80 duke zëvëndësuar Christian Poulsen, talenti hollandez shënoi dy gola duke i dhënë fitoren Ajaxit me rezultatin 1–2,[1] gjithashtu ajo u shpall edhe kampione e dimrit.[2] Me dy golat e shënuar, ai vendosi rekordet duke u bërë lojtari më i ri që shënon për Ajaxin dhe lojtari më i ri që shënon Gol në ligë. Ai e shënoi Golin në moshën 17 vjeç e 106 ditë duke kaluar Marco van Basten i cili kishte shënuar në moshën 17 vjeç e 154 ditë.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Hollanda Liga KNVB Cup Europa1 Tjetër2 Total
2013–14 Ajax Eredivisie 4 2 1 0 1 0 0 0 6 2
Total Hollana 4 2 1 0 1 0 0 0 6 2
Karriera në total 4 2 1 0 1 0 0 0 6 2
Statistikat janë redaktuar deri në ndeshjen e fundit që ka luajtur më 9 mars 2014.

1 Përfshirë ndeshjet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

2 Përfshirë ndeshjet e Johan Cruijff Shield dhe Eredivisie playoffs.

Performancat me rezervat
Performanca Liga Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Hollanda Liga Total
2013–14 Jong Ajax Jupiler League 6 0 6 0
Total Hollanda 6 0 6 0
Karriera në total 6 0 6 0

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Droomdebuut Riedewald laat Ajax ontsnappen in Kerkrade". Voetbal International. 22 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Dream debut 17 year old Ajax youngster Jairo Riedewald scores brace in final minutes to win match". Voetbal International. 22 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]