Jovan Kosturi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jovan Cico Kosturi (1831-1924), i njohur edhe si Jovan Kosturi , ishte një Rilindas shqiptar.

Ishte kryeredaktor i revistës Drita, duke filluar nga 1884, 4 vjet pas themelimit të saj. Së bashku me Orhan Pojanin dhe Thimi Markon e shpërndanin në të gjithë Toskërinë, ku gazeta mbështeste arsimin në gjuhën shqipe në dialektin Tosk. [1] Në vitin 1885 Kosturi krijoi një komitet të fshehtë në Korçë, me qëllim të përgatitjes së një shoqërie kulturore shqiptare në brendësi të vendit.[2] Në vitin 1906, kur peshkopi grek Foti Kalpidhis u vra nga një bandë guerile shqiptare, meqë autoritetet osmane nuk mundën të arrestonin vrasësit, ata burgosën Kosturin dhe patriotë të tjerë shqiptarë nga Korça, të përfshirë në lëvizjen kombëtare. [3] Pas disa muajsh grekët u hakmorën duke i vrarë në Selanik djalin, Spiro Kosturin. [3] Kosturi ishte gjithashtu babai i Idhomene Kosturit , një politikan shqiptar, që u bë edhe kryeministër i Shqipërisë .

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Blumi, Isa (2011). Foundations of Modernity: Human Agency and the Imperial State. Routledge. fq. 122. ISBN 9781136718144. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kacza, Thomas (2007). Zwischen Feudalismus und Stalinismus: Albanische Geschichte des 19. und 20. Jahrhunderts. Trafo. fq. 28. ISBN 9783896266118. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 210. ISBN 9781400847761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)