Kampionati Botëror i Formula Një 2010

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Formula 12010
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 19
Piloti kampion Sebastian Vettel
Ekipi kampion Red Bull Racing
Koment: Vettel fitoi titullin e parë në karrierë.
Përdorimi i stampës

Kampionati Botëror i Formula Një 2010 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 61të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në nëntëmbëdhjetë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit, që nisi në Bahrain më 14 mars dhe përfundoi në Abu Dabi më 14 nëntor.[1]

Sebastian Vettel u shpall për herë të parë kampion bote në mënyrë dramatike pasi fitoi garën e fundit të sezonit, duke mposhtur edhe tre rivalët e tjerë për titullin, shokun e skuadrës Mark Webber, Fernando Alonson dhe Lewis Hamilton. Kjo gjë e bëri atë pilotin më i ri në historinë e Formula Një që shpallet kampion. Ekipi i tij Red Bull Racing fitoi titullin e parë kampion për konstruktorë në garën e parafundit të sezonit me një rezultat 1–2.[2]

Ky ishte sezoni i fundit i Bridgestone si furnizuesi i vetëm i gomave në Formula Një pasi kompania njoftoi se nuk do të rinvonte kontratën pas përfundimit të sezonit.[3] Pas disa muajsh shqyrtim, Pirelli u zgjodh si furnizuesi i vetëm i gomave për sezonin 2011; kjo u vendos në qershor 2010 në një takim të FIA World Motor Sport CouncilGjenevë.[3]

Sistemi i pikëve ndryshoi, duke bërë që fituesi të merrte 25 pikë, i dyti 18 pikë, i treti 15 pikë, kurse 12, 10, 8, 6, 4, 2 dhe 1 pikë nga vendi i katërt në të dhjetin. Rregullat sportive dhe teknike të vendosura për sezonin ishin objekt i shumë debateve.

Para fillimit të sezonit, kampioni për pilotë i vitit 2009 Jenson Button u bashkua me McLaren, kurse ekipi tij Brawn GP u ble nga kompania gjermane e prodhimit të makinave Mercedes-Benz dhe u riemërua Mercedes GP. Sezoni 2010 pa rikthimit e pilotit më të suksesshëm në historinë e Formula Një, Michael Schumacher, me shtatë herë kampionin e botës i cili u rikthye pas tre vitesh mungesë.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Provisional 2010 calendar shows 19 races" [Kalendari paraprak i vitit 2010 tregon 19 gara]. fia.com (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 21 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2010. Marrë më 11 shkurt 2011.
  2. ^ "The title permutations – who must do what to become champion?" [Ndërrimi i titullit – çfarë duhet të bëjë njëri për t'u shpallur kampion?]. formula1.com (në anglisht). Formula One Administration. 13 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2010. Marrë më 27 janar 2010.
  3. ^ a b "Pirelli, ndoshta në Formula 1 pas Bridgestone". Top-Channel.tv. 15 maj 2010. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Formula 1, kthehet Michael Schumacher". Top-Channel.tv. 29 korrik 2009. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]