Kapitoli i Shteteve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kupolla e Kapitolit natën

Kapitoli (anglisht: United States Capitol) është selia e Kongresit, legjislativës së Shteteve te Bashkuara të Amerikës ne Washington, D.C. Në brendësin e kësaj ndërtese mbahen seancat e Senatit (Senate) dhe te Dhomës së Perfaquëseve (House of Representatives). Përveq dy sallave parlamentare qe ndodhën aty, në këtë ndërtes klasiciste gjinden edhe shumë vepra artistike të historisë së SHBA-ve. Me 5 milion vizitor që çdo vitë vizitojnë Kapitolin, ky objekt qeveritar hynë ndër caqet me te popullarizuara turistike te vendit.

Nga 1793-1823 zgjati ndërtimi i kësaj ndërtese, e cila nga 1851-1863 u zgjeruar plotësisht. Përbëhet nga një ndërtesë rrumbullake (rotunde)dhe nga nje kupollë, e cila i lidh dy krahet e parlamenteve. Kapitoli është 229 metra i gjatë, deri ne 107 metra e gjerë kurse e matë nje lartësi pre 88 metra. Pas Shtepisë së Bardhë, Kapitoli ishte objekti me madheshtor që u ndërtua në atë kohë në Washington, D.C., përreth te cilit u ndërtua i tërë qyteti. Menjëherë pranë Kapitolit ndodhët Kompleksi i Kapitolit, në të cilin ndodhet Libraria e Kongresit (Library of Congress) dhe ndërtesa e Gjyqit Suprem (Supreme Courts) te SHBA-ve.

Përcaktimi si Kapitol rrjedh nga njera nga shtatë kodrat ne Romë. Gjatë epokës klasiciste shume ndërtesa e morrën emrin nga ajo kodër romake, kështu edhe selia e parlamentit amerikanë. Me këtë SHBA-të dëshirojnë ta thekësojnë traditën republikane, ne vazhdë te cilës e shofin dhe vetën.