Ken Akamatsu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ken Akamatsu (赤松 健, Akamatsu Ken) është një vizatues mangash (mangaka) japonez. Ai ka lindur më 5.5.1968 në prefekturën e Kanagawa, Japoni. Momentalisht është i martuar. Zakonisht puna e tij përfshin manga dhe anime të tipit komedi romantike, ku personazhi kryesor mashkull rrethohet nga shumë personazhë të tjerë femra (ecchi). Ai përdor edhe emrin letrarë Awa Mizuno (水野 亜和 Mizuno Awa).

Në adoloshencë ai dështoi në provimin e futjes në Universitetin e Tokyos, duke u detyruar kështu të aplikonte për studime kinematografike. Me sa duket ai do të bëhej shpejtë i famshëm si ilustrues në konventën vjetore japoneze Comic Market. Akamatsu vazhdonte akoma kolegjin kur ai do të fitonte çmimin e parë nga revista Weekly Shonen Magazine. Çmimi do t'i jepej dy herë nga kjo revistë. Ilustrimi i tij "Një lojë fëmije për një verë" gjithashtu do të vlerësohej shumë nga Shonen Magazine. Fama e tij gjithashtu do të shtohej edhe me "A.I Love You", por kulmi i suksesit do të vinte së bashku me mangën (më pas e konvertuar në anime) Love Hina. Manga u paraqit edhe një herë në Weekly Shonen Magazine dhe do të përmblidhej në 11 volume (për të dalur përfundimisht i plotë me 14 volume), ndërkohë që anime do të përfshinte 25 seri dhe dy filma OVA, Love Hina Again. Mendohet se ai ka arritur të shesë 6 milion kopje të mangës vetëm në Japoni. Më vonë novela e tij do të shpallej si manga më e mirë e vitit 2002 në Sh.B.AAnime Excpo, dhe Akamatsu do të çuditej edhe vetë që vende me kultura të tjera ishin tërhequr nga historia e Love Hina.

Puna më e vonshme e tij do të ishte manga Negima! Magister Negi Magi, një manga kjo e ngjashme shumë me mangën Love Hina. Edhe kjo e fundit do të konvertohej në serial anime nga XEBEC dhe do të kishte një riprodhim nga Shaft. Megjithatë ky serial manga dhe anime nuk do të fitonte kurrë famën e fituar nga Love Hina.

Punët e tij si punues mangash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Itsudatte My Santa!
  • A.I. Love You
  • Love Hina
  • Negima!: Magister Negi Magi

Punët e tij si punues animesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Love Hina
  • Negima!: Magister Negi Magi
  • Ground Defense Force! Mao-chan (përpunues i historisë dhe karaktereve)
  • Itsudatte My Santa!

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]