Kolë Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolë Berisha (26 tetor 1927 - 29 gusht 2021) është politikan kosovar dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolë Berisha u lind më 26 tetor 1947 - 2021 në fshatin Dobërdol të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së shkollës normaleGjakovë, dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga tetë marsi i vitit 1973 punoi si sekretar i gjimnazit "Luigj Gurakuqi" në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.

28 mars të vitit 1989, arrestohet dhe dërgohet në burgjet serbe në Leskovc, Beograd dhe në Pejë. Pas tre muajve lirohet, por përjashtohet nga puna. Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berisha u anëtarësua në të dhe për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara.

Nga 15 marsi i vitit 1998 është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Tani është anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Ky është mandati i tij i dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kolë Berisha shkruan edhe prozë e poezi. Në vitin 1983, në konkursin letrar të revistës letrare "Koha" të Podgoricës, iu nda shpërblimi i dytë për tregimin "Rrëfimi i thjeshtë". Herë pas herë paraqitet me shkrime edhe nga aktualiteti politik. Ka të botuar dy libra: "Ditari i një izolanti" dhe "Kosova plagë që pikon". Ishte i martuar dhe ka dy fëmijë. Vdiq në Prishtinë më 29 gusht të vitit 2021.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]