Komisari i dritës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komisari i dritës
Arkivi i filmit
Titulli shqip Komisari i dritës
Origjinali Komisari i dritës
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1966
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Dhimitër Anagnosti
Skenari Llazar Siliqi
Muzika e filmit Tish Daija
Kameramani Faruk Basha
Drejtori artistik Ksenofon Dilo
Prodhuesi i filmit: Bujar Kolaneci
Aktorë kryesorë
Rikard Ljarja
Ndrek Luca
Roza Anagnosti
Ndrek Prela
Aktorët tjerë
Preng Lëkunda
Mihal Stefa
Reshat Arbana
Ndoc Sheldija


Filmi "Komisari i Dritës" u prodhuar 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika,

Skenari: Llazar Siliqi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija.

Përmbajtja e filmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.

"“Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese."

Interpretojnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Link i filmit ne Youtube