Komiteti "Bashkim e përparim"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amblemi i Xhemijetit

Komiteti "Bashkim e Përparim" (osmanisht: إتحاد و ترقى جمعيتی‎, transl. Itihad ve Terakki Xhemijeti) e njohur në historiografinë shqiptare thjesht si Xhemijeti ose Klubi "Bashkimi", më vonë quajtur Partia për Bashkim e Përparim (osm. İttihad ve Terakki Fırkası‎) ka nisur që më 6 shkurt 1889 me shoqërinë sekrete Komitetin e Bashkimit Osman (osm. İttihad-ı Osmanî Cemiyeti) themeluar në Stamboll nga studentët e mjekësisë Ibrahim Themo (Ibrahim Starova), Mehmed Reshid, Abdullah Xhevdet, Is'hak Sykytiu, etj.[1][2][3] U shndërrua në organizatë politike nga Behaeddin Shakir, dhe u bë përkrahëse e Xhonturqve më 1906. Në Evropë njiheshin si Xhonturq, ndërsa në Perandorinë Osmane quheshin xhemijetxhinj ose bashkimxhinj në publicistikën shqiptare të kohës.

Programi i Turqve te Rinj, i formuluar nga grupi i Ahmet Rizajt (i Parisit), parashikonte vetern kerkesen e zbatimit te ligjeve qe kishin dale nga koha e Tanzimatit (1839- 1876) (shih) dhe sidomos rivendosjen e Kushterutes se v. 1876, me te cilat synonin te forconin qendrueshrnerine e Perandorise Osmane ndaj nder hyrjes se huaj dhe pushtetin e saj te centralizuar mbi popujt e shtypur. Megjithate, kishte nje pike takimi nderrnjet levizjes se Turqve te rinj dhe Levizjes Kornbetare Shqiptare, qe qendronte ne luften kunder absolutizmit te sulltanit, e cila ishte nje ceshtje qe bashkonte Shqiptaret dhe popujt e tjere te shtypur me Xhonturqit, megjithese synimet e tyre ne kete lufte ishin te ndryshme. Ne dallim nga Turqit, shqiptaret, me permbysjen e regjimit te Abdyl Hamidit II.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ İpekçi, Vahit (2006), Dr. Nâzım Bey’in Siyasal Yaşamı (në turqisht), İstanbul: Yeditepe Üniversitesi Atatürk İlkeleri ve İnkılap Tarihi Enstitüsü.
  2. ^ Bayat, Ali Haydar (1998), Hüseyinzade Ali Bey (në turqisht).
  3. ^ Dergiler (PDF) (në turqisht), Ankara University.