Komunat e Zvicrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Në hartën e Zvicrës janë paraqitur ndarjet sipas kantoneve, qarqeve dhe komunave (2015).

Komunat (gjermanisht: Gemeinden / frëngjisht: communes / italisht: comuni), janë ndarja më e vogël qeverisëse në Zvicër, që gjithsej janë 2,596 (deri në shkurt të vitit 2010) [1]. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë një popullsi prej disa qindra banorë, qytetet më të mëdha të tilla si Cyrihu ose Gjeneva gjithashtu kanë statusin ligjor të komunave. Zona e komunave ndryshon ndërmjet 0.28 km² (Ponte Tresa, Ticino) dhe 430 km² (Glarus Süd, Glarus).

Çdo kanton i përcakton përgjegjësitë e komunave që janë pjesë e saj. Këto mund të perfshijnë ofrimin e shërbimeve të qeverisjes lokale të tilla si arsimi, shërbimet mjekësore dhe sociale, transportin publik, dhe mbledhja e taksave. Shkalla e centralizimit ndryshon nga një kanton në tjetrin.

Popullsia Nr. i komunave
në vitin 2004 (%)[2]
>20,000 30 (1.1%)
10,000–19,999 89 (3.2%)
5000–9999 180 (6.6%)
1000–4999 1025 (37.4%)
500–999 555 (20.3%)
<500 861 (31.4%)
Total 2740 (100%)

Lista e komunave sipas popullsisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Répertoire officiel des communes de Suisse". Statistique Suisse. 2009-01-01. Marrë më 10 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Official list of Swiss municipalities (Lista zyrtare e komunave zvicerane), p. 17
  3. ^ a b "Population résidante permanente selon l'âge, par canton, district et commune". Office fédéral de la statistique. Marrë më 13 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)