Kreonti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kreonti (greq. Kreon, lat. Creon) - emri i tre mbretërve me fat jofatbardhë: njëri nga miti mbi Jazonin, tjetri nga miti mbi Edipin dhe tjetri nga miti mbi Herakliun.

Kreonti i parë, i biri Liketit, ishte mbret në Korint, i cili i ka ofruar strehim trimit Jazon dhe bashkëshortes së tij, Medesë, kur e braktisën ujdhesën Jolk. Jazoni i cili e humbi fronin në vendlindjen Jolk, deshti ta fitojë atë në Korint. Prandaj vendosi që ta braktisë Medenë dhe të martohet me Glaukën, të bijën e Kreontit. Kreonti dhe Glauka u pajtuan me këtë martesë, por Medea e cila ishte magjistare e fuqishme, iu hakmar për këtë në mënyrë të tmerrshme. I dërgoi Glaukës kostumin e bukur të lagur me helm dhe diademën e shtrenjtë e cila ia shtrngonte kokën sikurse rrethi prej bakrit. Kur Glauka në mundime të tmerrshme thërriste në ndihmë, Kreonti provoi që nga ajo të tërheq rrobet, por helmi kishte depërtuar edhe në trupin e tij kështu që edhe ai e humbi jetën.

Kreonti i dytë ishte mbret në Tebë. Aty ka sunduar dy herë: herën e parë u bë mbret pas vdekjes së kunatit të vet, Lait, por abdikoi prej fronit në dobi të Edipit, i cili e shpëtoi Tebën nga Sfinga shfaruese. Pas shumë vitesh u pa se Edipi ishte djali dhe vrasësi i rastësishëm i mbretit Lai dhe veç kësaj edhe bashkëshort i dytë i gruas së tij, Jokastës, pra i nënës së vet. Për këtë arsye Tebanët e ndjekin Edipin, ndërsa Kreonti, për të dytën herë, hipi në fronin teban. Në fillim sundoi me Eteoklin dhe Polinikun, djemt e Edipit, pastaj vetëm me Eteoklin, i cili e ndoqi Polinikun. Poliniku pastaj gjet aleat në Arg dhe me ushtri të madhe erdhi nën Tebë. Në luftë u vran të dy djemtë e Edipit në dyluftim dhe Kreonti u bë sundues i vetëm. Ai urdhëroi që trupi i vdekur i Eteoklit të varroset në mënyrë solemne, ndrësa; kufoma e Polinikut le të lihet para mureve të qytetit si kafshatë e zhgabëve dhe qenëve për ta dënuar për shkak se e ka marrë me vete ushtrinë e armikut kundër qytetit ku u lind. Kur motra e Polinikut, Antigona e varrosi vëllaun edhe përkundër ndalesës së Kreontit, ai urdhëroi që e gjallë të muroset në varr. Me dënimin e Antigonës për veprën e cila ishte më në pajtim me ligjet e larta se sa me ato ligje të mbretit, Kreonti e nxiti urrejtjen e zotërave kundër vetes: i biri i tij Hemoni, i fejuari i Antigonës, u therr me shpatë, ndërsa gruaja e tij Euridika, e dëshpëruar për shkak të vdekjes së djaiit të vet, poashtu bëri vetëvrasje. Kreontit i mbeti vetëm që prej zotërave të kërkojë lirimin nga vuajtjet e mëtejshme.

Edhe një Kreont, poashtu mbret të Tebës, e njohim si babë të Megarës, gruas së parë të Herakliut. Nuk qe i gjatë gëzimi për martesën e së bijës së vet me trimin më të madh të miteve greke, prandaj as për nipat e vet. Herakliu i çmendur papritmas i vrau fëmijët e vet, kurse Megerën edhe Tebën i braktisi.

Mbreti i Korintit, Kreonti, në vetëdijen tonë jeton veçmas në saje të Medesë, tragjedisë së Euripidit (e vitit 431 para e.s.). Në disa varianta të mitit për Jazonin nuk përmendet, ndërsa në të tjerat e bija i quhet Kreuza ose Kreuta. Kreonti, mbreti i Tebës, nga miti për Herakliun në përgjithësi është person i thjeshtë, mirëpo, emraku i tij nga miti për Edipin hyn në radhën e fugurave më të shquara të mitologjisë greke dhe të literaturës dramatike. Nuk përjashtohet mundësia se në fillim këtu kemi të bëjmë me të njëjtin person. Më vonë janë shtresuar dhe me këtë rast kanë ndodhur ndryshimet e gjenealogjive të ndryshme dhe në lëvizje kronologjike. Në kohën e dramës klasike greke Kreonti nga miti për Herakliun konsiderohej paraardhës i Kreontit nga miti për Edipin. Për dallim nga Kreonti në versionin e Sofokliut, Kreonti në tragjedinë e Eskilit të Të shtatë kundër Tebës (nga viti 467 para e.s.) nuk është vëllau i Jokastës, pra as kunati i Lait. Megjithatë, këto janë probleme që kryesisht u takojnë filologëve klasikë. Por nuk është detyrë e thjeshtë as për njeriun i cili dëshiron ta shpjegojë natyrën e Kreontit dhe veprat e tij vetëm sipas Sofokliut, sipas tragjedisë së të cilit kryesisht e njohim sot. Në Mbretin Edip (për nga koha i viteve 429-425 para e.s.) Kreonti është plotësisht i sjellshëm dhe burrë i ndershëm, në Antigonën (e vitit 442 para e.s.) mendjemadh dhe tiran i vrazhdët, në Edipin në Kolon (për nga koha para vitit 406 para e.s.) fundërrinë dhe dhunues. Pasi që e ka rolin në tragjedinë Antigona, e cila është njëra prej më të rëndësishmëve dhe deri më sot prej veprave të gjalla të krijimtarisë dramatike antike në vetëdijën e njeriut modern Kreonti, para së gjithash, jeton në versionin të cilin e ka dhënë Sofokliu në këtë vepër: fati i tij këtu ndihet veçmas si shembull frikësues i sunduesve autokratë të cilët në mendjemadhësinë ose në vërbueshmërinë japin aso urdhërash të cilat janë në kundërshtim me ligjet më të larta morale dhe i thejnë të drejtat themelore të njeriut.