Kryengritja e vitit 1910

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryengritja shqiptare e vitit 1910
Datamaj-qershor 1910
Vendodhja
Pasoja Kryengritja u shtyp
Palët pjesëmarrëse
kryengritësit shqiptarë  Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Isa Boletini
Idriz Seferi
Shefqet Turgut Pasha
Mehmet Shefqet Pasha
Fuqia ushtarake
3.000 deri në 50,000

Kryengritja shqiptare e vitit 1910 ishte kryengritje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Ajo qe reagim ndaj politikave të reja të centralizimit të pushtetit Xhonturqëve OsmanShqipëri [1]. Kjo ishte e para nga një seri kryengritjesh të mëdha. Taksat e reja vëna në muajt e parë të vitit 1910 çoi në veprimtarinë e Isa Boletinit për të bindur liderët shqiptarë të cilët tashmë ishin të përfshirë në një kryengritje në vtin 1909, për të provuar një tjetër kryengritjen kundër Perandorisë Osmane. Sulmet shqiptare mbi osmanët në Prishtinë dhe Ferizaj, vrasja e komandantit osman në Pejë, dhe bllokimin i hekurudhës të Shkupit në grykën e Kaçanikut nga kryengritësit, çoi në shpalljen e ligjit ushtarak të qeverisë Osmane për këtë zonë. Kryengritësit korrën një sërë fitoresh por u mundën nga forcat superiore osmane të cilat shtypën kryengritjen dhe ushtruan terror mbi popullsinë

Luftimet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga mesi i prillit Turgut Pashai u nis me ushtrinë prej 40 mijë ushtarësh për të shtypur kryengritjen. [2] Ndërkohë kryengritësit u përqendruan në tri zona: luftëtarët shqiptarë nën komandën e Heroit të Popullit, Isa Boletinit u pozicionuan në Grykën e Carralevës duke vënën në kontroll vijën FerizajShtimePrizren; luftëtarët e Hasan Budakovës në perëndim të Ferizajt kurse luftëtarët shqiptarë nën komandën e Idriz Seferit në Grykën e Kaçanikut për të penguar depërtimin e ushtrisë osmane në Kosovë. U dërguan njerëz për të bindur krahinat tjera t'i bashkoheshin kryengritjes.[3]

Në fazën e parë të operacioneve osmanët pësuan disfatë. Përpjekja për t'i rrethuar kryengritësit dështoi për shkak të rezistencës së fuqishme të tyre. [4]

Më 21 prill forcat osmane pas luftimesh të rrepta iu afruan Shtimes ku vijuan luftimet me humbje të mëdha. Të nesërmen ushtria osmane e mbështetur nga artileria provoi të merrte grykën e Shtimes por pa sukses, u detyrua të tërhiqej nën goditjet e kryengritësve. [5]

Më 24 prill Idriz Seferi me 3000 luftëtarë vunë nën kontroll Grykën e Kaçanikut dhe hekurudhën Shkup-Mitrovicë duke u dalur në shpinë ushtrisë turke dhe duke e vënë atë në gjendje të vështirë. Tani shqiptarët zotëronin një pjesë të mirë të Vilajetit të Kosovës dhe vijat kryesore të komunikacionit duke e lënë ushtrinë osmane të bllokuar brenda Kosovës, në pritje të ardhjes së përforcimeve. Kryengritësit paralizuan pushtetin civil të adminitratës osmane. [6]

Beteja e Kaçanikut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 prill, ushtria osmane e komanduar nga Turgut Pasha e cila në fillim përbëhej nga 10 mijë ushtarë, kalorësi dhe artileri, sulmoi 3000 luftëtarët shqiptarë të Idriz Seferit në Grykën e Kaçanikut. Më parë goditën me artileri fshatrat përreth dhe masakruan gratë e fëmijët për t'i demoralizuar shqiptarët.[7]

Mbrojtësit e Grykës së Kaçanikut u bënë ballë dy ditë më radhë forcave osmane duke treguar aftësi në mbrojtje dhe në sulm. Më pas u tërhoqën në mënyrë të organizuar drejt Gjilanit pa i ndalur goditjet drejt armikut. [8]

Ushtria osmane pësoi humbje të mëdha, u shpartalluan 20 divizione duke lënë të vrarë mijëra ushtarë, një të katërtën e forcave të Turgut Pashës. Në shenjë hakmarrje u dogjën fshatrat që kishin mbetur pa u shkatërruar nga artileria dhe u ekzekutuan robërit. [9]

Pas pushtimit të grykës së Kaçanikut, ushtria osmane e komanduar nga ministri i luftës, Mahmut Shefqet Pasha, marshoi në drejtim të Grykës së Carralevës e cila mbrohej nga tre mijë luftëtarë shqiptarë. Osmanët i vunë në pozitë të vështirë mbrojtësit kur u dolën nga prapa, të prirë nga udhërrëfyes serbë dhe disa turkomanë nga radhët e shqiptarëve. Me porosinë e konsullatës serbe në Prishtinë, banorët serbë dhe klerikët e tyre ishin vënë në shërbim të ushtrisë turke. Ashtu si në Kaçanik, edhe këtu u bombarduan me artileri pozicionet e shqiptarëve dhe fshatrat e pambrojtura. [10] Shqiptarët e pozicionuar në Grykën e Carralevës arritën t'i bënin ballë ushtrisë turke për disa ditë me radhë përkundër epërsisë numerike të saj dhe goditjeve të fuqishme të artilerisë, por më 10 maj, pasi luftuan gjithë ditën, në mbrëmje çanë rrethimin dhe u tërhoqën. [11] Pasi mori grykën, ushtria osmane marshoi në perëndim të Kosovës, ku pas luftimesh të rrepta hyri në Prizren. Aty Ministri i Luftës u zotua para parisë vendase se do të vazhdonte operacionet luftarake deri në nënshtrimin e plotë të shqiptarëve. Në Prizren osmanët ndërmorrën masa terrori, dhjetëra kryengritës u dënuan me vdekje. [12]

Me 1 qershor osmanët u futën në Pejë dhe Gjakovë, më pas marshuan drejt Drenicës duke pësuar humbje të mëdha. Marshimi i ushtrisë osmane u shoqërua me terror, poshtërim publik të kryengritësve, arrestime masive, tortura ndaj të burgosurve. [13][14]

Në muajt qershor-korrik operacionet ushtarake osmane u përhapën edhe në viset tera shqiptare. Një divizion i udhëhequr nga Turgut pasha u përball me malësorët e Gashit dhe Krasniqes të udhëhequr nga Bajram Curri, të cilët kishin zënë pritë në Qafë të Morinës dhe i shkaktuan humbje të rënda osmanëve por në fund u tërhoqën për të mos u asgjësuar. Trupat osmane ranë në një pritë tjetër në Qafën e Kolshit, ku malësorët shqiptarë rezistuan shtatë ditë. Ushtria e Turgut pashës më pas u ngujua në Qafën e Agrit për disa ditë me radhë, në fund u thye dhe u detyrua të tërhiqej për të gjetur një rrugë alternative drejt Shkodrës. Në Shkodër hyri më 24 korrik duke kaluar përmes Pukës.[15]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Akçam 2004, p. 129
  2. ^ Akademia 2002, p. 430
  3. ^ Akademia 2002, p. 430
  4. ^ Akademia 2002, p. 430
  5. ^ Akademia 2002, p. 430
  6. ^ Akademia 2002, p. 430
  7. ^ Akademia 2002, p. 431
  8. ^ Akademia 2002, p. 431
  9. ^ Akademia 2002, p. 431
  10. ^ Akademia 2002, p. 432-434
  11. ^ Akademia 2002, p. 432-434
  12. ^ Akademia 2002, p. 432-434
  13. ^ Shpuza 2002, p. 432-435
  14. ^ Akademia 2002, p. 432-434
  15. ^ Akademia 2002, p. 434-435

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]