Lewis Binford

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lewis Roberts Binford (21 nëntor, 1931 – 11 prill, 2011) ishte arkeolog amerikan i njohur për punën e tij me ndikim në teorinë arkeologjike, etnoarkeologji dhe në Periudhën e Paleolitit. Ai është konsideruar gjerësisht si një ndër arkeologët me më shumë influenc në fund të shekullit të XX-të dhe gjithashtu është cilësuar si njeriu që ndryshoji rrënjësisht fushën e arkeologjisë me futjen e arkeologjisë processuale (ose "Arkeologjinë e Re") në vitet 1960. Por më pas idetë e Binford-it u vendosën në pikpyetje, kjo sidomos në vitet 1980 dhe 1990 kur u bën të dukëshme pikpamje e ndryshme që dolën si reagim i qasjeve procesualiste ose në mbështetje të kësaj paradigme. Vlerësimet e kohëve të fundit e kanë cilësur këtë qasje si të ndikuar më së shumti nga puna e studimeve në vitet 1940 dhe 50, se sa nga sugjerimet e dala nga kritikat e forta që Binfordi iu kishte bërë paraardhësve të tij.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Binford është martuar gjashtë herë. Në martesën e parë ai u martu me Zhan Riley Tallin, me të cilin pati vetëm një vajzë, Martën. Binford kishte gjithashtu  një djalë, Klintonin, që vdiq në një aksident me makinë në vitin 1976. Ai përgjithsisht ka bashkëpunuar me gruan e tij të tretë, Sally Binford, e cili ishte gjithashtu një arkeologe, ata kanë qenë edhe bashkë redaktor të New Perspectives in Archaeology (1968). Pas martesa me Sallin përfundoi, Binford-i u martua me Mary Ann, një mësuese në shkollë fillore. Gruaja e tij e pestë ishte Nancy Medaris Stone e cila gjithashtu ishte arkeologe. Ndërsa martesën e fundit e pati me Qelibar Johnson, profesoresh dhe drejtuese e sociologjisë dhe antropologjisë në Truman State University , e cila kishte bashkpunuar me Binfordin në një studim gjatë kohës që ishte studente e Southern Methodist University.

Çmime dhe nderimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Binford është zgjedhur antarë i Akademisë Kombëtare të Shkencave në vitin 2001. Në vitin 2008 ai mori nga Shoqëria Amerikane e Arkeologjsë Çmimin për Arritjet në Jetë dhe Doktor Nderi nga Leiden University. Gjithashtu për nder të tij një asteroidi iu vendos emëri "Binford".

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Constructing frames of reference:an analytical method for archaeological theory building using hunter-gatherer and environmental data sets Berkeley: University of California Press, (2001) ISBN 0-520-22393-4
  • Debating Archaeology San Diego: Academic Press, (1989) ISBN 0-12-100045-1
  • Faunal Remains from Klasies River Mouth (1984) ISBN 0-12-100070-2
  • Working at Archaeology (Studies in Archaeology) (1983) ISBN 978-0-12-100060-8
  • In Pursuit of the Past: Decoding the Archaeological Record (1983) ISBN 0-520-23339-5
  • Bones, Ancient Men and Modern Myths (1981) ISBN 0-12-100035-4
  • Nunamiut Ethnoarchaeology (1978) ISBN 0-12-100040-0
  • An archaeological perspective New York: Seminar Press, (1972) ISBN 0-12-807750-6
  • New Perspectives in Archaeology (1968) ISBN 0-202-33022-2
  • Archaeology as Anthropology (1962)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]