Lima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lima
Lima
Nofkat: 
La ciudad de los reyes (Qyteti i mbretërve)
Popullsia
 • Gjithsej(2.015) 8,852,000
Faqja zyrtarewww.munlima.gob.pe

Lima është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Perusë. Ajo është vendosur në luginat e lumenjve Cillon, Rimak dhe Lurin, në një bregdet mbi Oqeanin Paqësor. Ajo formon një zonë të bashkuar urbane me qytet-portin e Kallaos. Lima është qyteti i peste më i madh në Amerikën Latine, mbas San Paulos, Meksiko Sitit, Buenos Airesit dhe Rio De Zhaneros. Lima është themeluar nga kolonizatori Spanjoll Francisko Pizarro më 18 janar 1535, si la Ciudad de los Reyes, ose Qyteti i Mbreterve. Ajo u be qyteti më i rëndësishëm në mbretërinë spanjolle të Perusë dhe, mbas luftës peruane për pavarësi, u be kryeqyteti i Republikës së Perusë. Sot rreth një e treta e popullsisë peruane jeton në zonën metropolitane.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zona urbane e Limës mbulon rreth 800 km². Ajo është e lokalizuar në një terren fushor në zonën bregdetare peruane, pa luginat e lumenjve Chillon, Rimac dhe Lurin. Qyteti pjerrtësohet gradualisht nga bregu i oqeanit paqësor në luginat dhe faqja malore lokalizohet 500 metra e lartë mbi nivelin e detit. Lima metropolitane ka një sipërfaqe prej 2.672.28 km² nga të cilat 825.88 km² (31 %) përbën qytetin aktual dhe 1.846.40 km² (69 %) periferitë qytetare. Zona urbane shtrihen për 60 km nga veriu në jug dhe për 30 km nga perëndimi në lindje. Qendra e qytetit është e lokalizuar 15 km larg në bregun e lumit Rimac, një pasuri vitale për qytetin, që kurse mban çfarë do të behet ujë i pijshmen për banoret dhe mbush hidrocentralet që prodhojnë energji në zonën. Ndërsa nuk ekziston asnjë përkufizim administrativ zyrtar për qytetin, ai zakonisht është konsideruar të jetë i përbëre nga 30 qendra nga 43 distrikte të provincave të Limës, përkatësisht në një zonë urbane vendosur rreth distriktit historik cercado de Lima. Qyteti është pjesa më e mire e zonës metropolitane të Limës, një nga dhjete zonat më të mëdha metropolitane në [Amerikë. Lima është qyteti i dytë më i madh në botë i lokalizuar në një shkretëtire, mbas Kajros, Egjipt.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima e Limës është e butë mesatare, pavarësisht të qenit i lokalizuar në tropik dhe në një shkretëtire. Lima ka një klimë subtropikale dhe shkretinore. Mikroklimat gjithashtu e bëjnë atmosferën shumë të lagësht gjatë gjithë vitit. Pavarësisht një klimë shkretinore, temperaturat sillen nga mesatare në të ngrohta. Ajo nuk është e ftohtë as e nxehtë, e cila është shumë e pazakonte për një klimë shkretinore. Temperaturat mesatare ditore në dimër luhaten nga 12 grade celsius në 20 grade celsius.[1] Ditët dimërore vijnë të shoqëruara nga qielli i mbushur më re, mjegull dhe brymë. Në verë, temperatura maksimale ditore është rreth 29 grade celsius me një temperature ditore minimale rreth 19 grade celsius. Gjatë ngjarjes El Ninjo, klima e Limës merr ndryshime serioze, temperatura e ujit përgjatë bregdetit e cila zakonisht luhatet rreth 17-19 grade celsius behet më shumë e ngrohtë (si në 1998 kur temperatura e ujit arriti 26 grade celsius e cila shkaktoi rritjen e temperaturave të larta dhe të ultë me disa grade. Siç ishte rasti kur lima arriti rekordin më të lartë në gjithë kohërat me 34 °C.[2]

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E influencuar fuqimisht nga kultura evropiane dhe aziatike, Lima është një përzierje e kulturave nga kolonizimi, imigrimi dhe influenca e autoktoneve. Si shumë kryeqytete të tjera të botës, Lima është shtëpia e muzeve prestigjioze shumë nga të cilët janë të famshëm botërisht. Qendra historike e Limës u shpall një sit botëror i UNESCO-s në 1988. Gatimi limanez është i njohur të jetë më i miri në botë dhe qyteti është i njohur si kryeqyteti i gatimit të Amerikës. Gatimi në Limë është një përzierje e gatimeve tradicionale Spanjolle dhe Aziatike. Plazhet e Limës, të vendosura përgjatë fundeve veriore dhe jugore të qytetit janë shumë të vizituar gjatë muajve të verës. Restorantet e shumta, klubet dhe hotelet janë të hapur në këto vende t'ju shërbejnë turistëve të shumte. Lima ka një skenë teatrore të gjalle dhe aktive pasi atje ndodhen shumë teatro që paraqesin jo vetëm teatër klasik, por gjithashtu teatër modern, teatër eksperimental, drama, për formanca kërcimi, dhe teatër për fëmijë. Lima është shtëpia e shumë teatrove të rëndësishme siç është Teatri i Kryeqytetit, Teatri Segual, Teatri Japoneze-Peruanë, Teatri Marsano, Teatri Britanik, Teatri i Pucp Cultural Center, dhe Teatri Yayachkani.[3]

Transporti Ajror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lima përdor aeroportin ndërkombëtar "Jorge Cavez", i vendosur në Callao. Ai është aeroporti më i madh i vendit me sasinë më të madhe të njerëzve dhe trafiku ajror ndërkombëtar. Ai është vendi më i rëndësishëm i rrjetit ajror në Amerikën latine. Për më tepër Lima zotëron pesë aeroporte të tjerë : baza e forcave ajrore "Las Palmas", aeroporti Kolikue, Santa Maria del mar, San Bartolo dhe Kilka.

Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sporti më popullor në Limë është futbolli më shumë klube profesionale që janë lokalizuar në qytet. Qyteti i Limës ka vende të shumëllojshme për futboll, volejboll dhe basketboll, shumë nga të cilat janë vendosur në klubet private. Një sport popullor midis limanezeve është "fronton", një sport raketor i ngjashëm me shpikjen e squash (loje më raketa) në Limë. Qyteti është shtëpia e shtate klasave ndërkombëtare të golfit. Gara më kuaj është popullore në Limë më shumë klube private, po aq e mire si gara e kuajve "Hipodromo de Moterrico".

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me një popullsi vendase prej 8.852.000, dhe 9.752.000 për zonën metropolitane dhe një dendësi të popullsisë prej 3.300 banorësh për kilometër katror, Lima radhitet si qyteti i 30-të më i populluar në botë.[4] Popullsia e tij paraqet një përzierje komplekse të gupeve racore dhe etnike. Tradicionalisht, metisët e përzierjes amerindiane dhe evropiane (shumica spanjollë dhe italianë) janë grupi etnik më i madh. Peruanët europianë ose, siç quhen ndryshe peruanët e bardhë janë grupi i dytë më i madh. Shumë prej tyre janë kryesisht me prejardhje Spanjolle, Italiane dhe Gjermane, shumë të tjerë me prejardhje Franceze, Angleze ose Kroate dhe të tjerë evropiano lindore. Pakicat në Lima përfshijnë Amerindianët (kryesisht Aymara dhe Quechua) dhe Afro-peruanët, paraardhësit Afrikanë të të cilëve u sollën në rajon si skllevër. Në Lima ka edhe shumë hebrenj me prejardhje Evropiane dhe shumë nga Lindja e Mesme. Aziatikët përbëjnë një numër të madh të popullsisë metropolitane, sidomos e me prejardhje Kineze (kantoneze) dhe Japoneze, paraardhësit e të cilëve erdhën kryesisht në shekujt e 19-të dhe 20-të. Lima ka komunitetin më të madh kinez në Amerikën Latine.[5]

Vendbanimi i parë në znën ku është Lima përbehej nga vetëm 117 blloqe shtëpish. Në 1562 u ndërtua një distrikt tjetër në anën tjetër të lumit Rimak dhe në 1610 u ndërtua ura e pare e gurtë. Lima kishte, në këtë kohë një popullsi prej rreth 26.000 banorë, e përbëre nga 42 % të zinj(shumica sllave)dhe 38 % të bardhë. Në 1861, numri i banorëve i kalonte 100.000, dhe nga 1927 sasi u dyfishua. Gjatë fillimit të shekullit të 18-të mijëra emigrantë erdhën në qytet, një numër i konsiderueshme francezësh, italianësh dhe gjermanësh, shumë prej tyre u përshtatën me shoqërinë peruane. Ata u organizuan në klube pune, dhe ata ndërtuan shkollat e tyre; për shembull, shkollën amerikano-peruane e cila ndodhet në Miraflores, Aleanca franceze(aleanca franceze e Limës)liceu i famshëm franco-peruan dhe spitali Maison de sante, shkolla britaniko-peruane në Monteeriko, dhe gjithashtu disa shkolla gjermano- peruane. Ata gjithashtu influencuan në kuzhinën peruane, italianët në veçanti përdoren një influence të fortë në zonat e Mirafloresit dhe san isidros me restorantet e tyre, të quajtur trattorias. Një numër i madh emigrantesh Kineze, dhe një numër më i vogël Japonezesh erdhën në Limë dhe u stabilizuan në lagjen Barrios Altos afër qytetit të poshtëm të Limës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Average Weather For Callao/Lima, Peru". WeatherSpark. Marrë më 29 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "BBC Weather – Lima". BBC. Marrë më 15 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Theatres in Lima, Peru – LimaEasy (c)". LimaEasy. 2009-06-27. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2009. Marrë më 2009-07-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ United Nations Department of Economic and Social Affairs, Urban Agglomerations 2014 Arkivuar 6 shtator 2015 tek Wayback Machine. – note, per the source, "Urban agglomerations included in the chart are those of 1 million inhabitants or more in 2007. An agglomeration contains the population within the contours of contiguous territory inhabited at urban levels of residential density without regard to administrative boundaries."
  5. ^ ":: Overseas Compatriot Affairs Commission, R.O.C. ::". Ocac.gov.tw. 2004-08-24. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2013. Marrë më 2009-10-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)