Lobotomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lobi frontal

Lobotomia (Greqisht: λοβός – lobos: "lob (i trurit)"; τομή – tome: "prerje/copë") është një procedurë neurokirurgjikale, një formë psikokirurgjie. Lobotomia konsiston në prerjen e lidhjeve midis dhe nga korteksi prefrontal, pjesën e brendshme të lobeve frontal të trurit. Lobotomia fillimisht u quajt Leuktomi dhe u përdor më tepër në klinika psikiatrike për të shëruar personat e pa aftë mendërisht, por lobotomia pati edhe efekte anësore. Përdori i lobotomisë u bë i shpeshtë pas Luftës së Dytë Botërore, kohë kur spitalet psikiatrike u tej mbushën nga pasojat traumatike të luftës. Kostoja e një lobotomie të thjeshtë përllogaritej të ishte $ 250 amerikanë, ndërsa kostoja e përkujdesjes ndaj personave të pa aftë mendërisht përllogaritej të ishte $ 35.000 amerikanë në vit. Deri më vitin 1951 u kryen rreth 20.000 lobotomi në Shtetet e Bashkuara. Fuqia e lobotomisë mbi spitalet mendore u venit ne kohën kur filloi kërkimi për barna që do të ndihmonin personat e pa aftë mendërisht, ndryshe antipsikotikët.

Pionierët e lobotomisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gottlieb Burckhardt
U lind në1836
Vdiqjeton
KombësiaZviceriane
ProfesioniPsikiatër

Dr. Gottlieb Burckhardt ishte një psikiatër Zviceran i cili performoi psikokirugjinë e parë moderne. Shpesh shihet edhe si paraardhësi i Egas Moniz në historinë e lobotomisë.

António Egas Moniz
U lind në29 nëntor 1874
Avanca, Estarreja, Portugali
Vdiqjeton
KombësiaPortugeze
ProfesioniNeurolog

António Caetano de Abreu Freire Egas Moniz (29 nëntor 187413 dhjetor 1955), i njohur si Egas Moniz, ishte një neurolog portugez dhe zhvilluesi i aniografisë celebrale, i njohur më mirë për prezantimin lobotomisë, shkak nga i cili u bë edhe portugezi i parë që mori çmimin Nobel në vitin 1949. Ai shkroi gjerësisht për tema mjekësore dhe jomjekësore dhe mbajti poste të rëndësishme legjislative dhe diplomatike në qeverinë portugeze.

Walter Jackson Freeman II
U lind në14 nëntor, 1895
Vdiqjeton
KombësiaAmerikane
ProfesioniPsikiatër,Fizikant

Dr. Walter Jackson Freeman II (14 nëntor 1895 - 31 maj 1972) ishte një fizikant nga Shtetet e Bashkuara. Ai njihet gjerësisht si një lobotomist dhe një mbështetës i psikokirurgjisë. Freeman u lind në Filadelfia, Pensilvani në një familje të pasur dhe të njohur. I ati ishte një doktor i suksesshëm,ndërsa gyshi i tij, William Keen, ishte President i Shoqatës Mjekësore Amerikane. Freeman u diplomua në Yale dhe në Universitetin Mjekësor të Pensilvanisë. Ishte president i Shoqatës Amerikane të Neuropatologjistëve (1944-1945), president i Bordit Amerikan të Psikiatrisë dhe Neurologjisë (1946-1947), dhe antar i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë. Freeman njihet gjerësisht për metodën e tij të lobotomise me anën e një thyerseje akulli për përdorim shtëpiak.

Rastet e njohura të lobotomisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Phineas Gage

Rosemary Kennedy, motra e presidentit John F. Kennedy, ndërmori një lobotomi në moshën 23-vjeçare e cila e la përkohësisht të paaftë.

Howard Dully shkroi një libër për memoriet e tij pasi zbuloi se ishte lobotomizuar në moshën 12-vjeçare.

Autorja nga Zelanda e Re Janet Frame mori një çmim letrar ditën para kryerjes së një lobotomie e cila nuk u ndërmor kurrë.

Këngëtari francezo-kanadez Alys Robi ndërmori një lobotomi dhe më pas iu rikthye karrierës si këngëtar profesionist.

Piktori suedez Sigrid Hjertén vdiq gjatë një lobotomie në 1948. Shpesh është thënë se kur një copë hekuri u fut aksidentalisht në kokën e Phineas Gage në 1848, ndoshi një "lobotomi aksidentale" dhe kjo çoi në lobotomine moderne gati një shekull më vonë.