Magjistër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grada Magjistër (magister, nga Latin: magister, "mësues") është një gradë akademike që ka qenë përdorim në të kaluarën (në disa sisteme të arsimit të lartë vazhdon të ekzistojë edhe më tutje) në disa sisteme të ndryshme të arsimit të lartë.

Grada magjistër u ngrit në kohën e universiteteve mesjetare në Evropë dhe fillimisht ishte e barabartë me doktoraturën; ndërsa doktoratura fillimisht u dha në teologji, drejtësi dhe mjekësi, kurse grada magjistër zakonisht është dhënë në fakultetet e arteve të lira.[1] Në disa vende, titulli e ka mbajtur këtë kuptim origjinal deri në kohët moderne, ndërsa në vende të tjera, grada magjistër ka mbetur si një titull i një shkallë më të ulët.

Kosova dhe vendet tjera të Ish-Jugosllavisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosovë, Maqedoni, Mal tëZi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe Vojvodinë, para zbatimit të Procesit të Bolonjës, magjistër i shkencës, magistar nauka/magister znanosti (Magister of Sciences), ishte një gradë e orientuar në procesin kërkimoro-shkencor dhe jepej për një periudhë 2 ose 3 vite të studimeve pasdiplomike (e cila zgjaste prej 4 deri në 6 vjet) dhe përfundonte me mbrojtje të një teze të magjistraturës (magistarski rad).[2][3] Në mënyrë që të promovohej për doktor shkence, doktor nauka/znanosti (Doktor i Shkencave), një magjistër duhej të shkruante dhe të mbronte një tezë doktorature. 

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Verger, Jacques (2003). "Teachers". përmbledhur nga Ridder-Symoens, Hilde de (red.). A History of the University in Europe: Volume 1, Universities in the Middle Ages. Cambridge University Press. fq. 146. ISBN 9780521541138. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Eurydice – Serbia and Montenegro (2004/2005)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 16 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Croatia – Legal Framework". World Education News & Reviews. 16 (6). nën–dhj 2003. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2007. Marrë më 16 nëntor 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)