Marawi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marawi
Qytet
Pamje nga Marawi City
Pamje nga Marawi City
Nofkat: 
I vetmi qytet islamik në Filipinet
Popullsia
 • Gjithsej201.785
{{{postal_code_type}}}
9700

Marawi është qytet në provincën Lanao del Sur në ishullin Mindanao. Banorët të cilët jetojnë në Marawi quhen Meranao (Mëranaw) dhe flasin gjuhën Maranao. Qyteti quhet ndryshe si Kryeqyteti i verës së jugut, për shkak të lartësisë dhe klimës që ka.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marawi u themelua si Dansalan në vitin 1639 nga spanjolli Francisco Atienza i cili vinte nga Iligani dhe kishte për qëllim që ta pushtonte të gjithë Liqenin Lanao.

Gjuha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuha Maranao ose Mëranaw është gjuhë më e përhapur në Marawi City, sidoqoftë banorët flasin gjithashtu gjuhën filipinase, anglishten dhe arabishten.

Religjioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marawi City është qytet kryesisht me shumicë muslimane e cila llogaritet se ka 99.6% të popullësisë. Ligji sheriatik për kriminela ekziston por jo dënim me gurë ose dënime tjera islamike që janë kundër ligjeve filipinase. Prodhimi i alkoholit dhe lojërat e kumarit është e ndalueshme. Gratë duhet të kenë mbulesën (hixhab), por kjo nuk vlenë për jo-muslimanët. Përveç ligjit të sheriatit në çështje personale, këto ligje nuk janë të zbatueshme kudo në Lanao del Sur.

Krizë në Marawi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga 23 maji 2017, një grup islamik i quajtur Maute e ka sulmuar qytetin. Beteja është duke vazhduar. Sipas CNN-së, ushtarët janë përafërsisht 500 njerëz.[2] Presidenti filipinez Rodrigo Duterte ka deklaruar ligj të luftës në ishullin Mindanao, në vendin ku po zhvillohet lufta.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Administrator (2010-06-04). "Islamic City of Marawi" Arkivuar 30 janar 2012 tek Wayback Machine. Government of the Autonomous Region of Muslim Mindanao Website. Retrieved on 2012-01-27.
  2. ^ "Gov't forces, Maute group clash in Marawi City". CNN Philippines (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2018. Marrë më 29 maj 2017.
  3. ^ "Duterte declares martial law in Philippines amid terror clashes". United Press International (në anglisht).