Davidi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mbreti David)
Mbreti David, Mbreti i Izraelit.

Mbreti David (hebr. דָּוִד, Davíd, "I dashtuni") ishte mbreti i dytë i Izraelit (rr. 1005 p.e.s . - 965 p.e.s.) Ai bashkoi mbretërinë Izraelite kur zëvendësoi Ishboshethin (biri i katërt i Mbretit Saul), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit. Jeta e Davidit dhe qeverisja e tij janë shkruar në Biblën hebraike, librat e 1 Samueli (nga kreu i 16 e më pas), 2 Samueli (në vargjet 4). 1 Kronikat jep më tej histori të Davidit, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.

Jeta e Davidit sipas Biblës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë psalmeve). 2 Samueli 7:12-16 pohon se Perëndia ishte aq shume i kënaqur nga Davidi saqë ai i dha besën se dinastia davidike do të zgjaste përgjithmonë ; prandaj judenjtë besojnë (ende sot) se Mesia judaike do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit David, dhe të krishterët e ndjekin brezninë e gjakut të Jezusit nga ai te Mëria dhe Jozefi.

Davidi në fe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Davidi në Kuran quhet Davud.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]