Mesapët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolonitë ilire në Gadishullin Apenin (Italian) në shekullin VI p.K.
Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët

Mesapët janë fis antik ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. nga Gadishulli Ballkanik në pjesën jugore të Gadishullit Apenin (sot Italia e Jugut) në krahinat Apulia dhe Kalabria antike.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Aleksander Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë më njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër Romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. Gjuha e mesapëve ishte mesapishtja. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Primare

  • Strabo (1924). Jones, H. L. (red.). Geographica (Geography) (në anglisht). Vëll. 3. Cambridge, Massachusetts: Harvard University Press. ISBN 9780674992016.

Sekondare

Literatura shtesë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • van Dijk, Willemijn. "Tribale tradities en de beleving van het verleden: Messapische cultusplaatsen in de6de tot 3de eeuw voor Christus". In: TMA - Tijdschrift voor Mediterrane Archeologie. jaargang 22, 43 (2010). pp. 8-13.
  • D'Andria, Francesco. "Greci ed indigeni in Iapigia". In: Modes de contacts et processus de transformation dans les sociétés anciennes. Actes du colloque de Cortone (24-30 mai 1981) Rome : École Française de Rome, 1983. pp. 287-297. (Publications de l'École française de Rome, 67) [www.persee.fr/doc/efr_0000-0000_1983_act_67_1_2465]
  • Lamboley, Jean-Luc. "Les hypogées indigènes apuliens". In: Mélanges de l'École française de Rome. Antiquité, tome 94, n°1. 1982. pp. 91-148. DOI: [1] [www.persee.fr/doc/mefr_0223-5102_1982_num_94_1_1317]
  • Lamboley, Jean-Luc. "Territoire et société chez les Messapiens". In: Revue belge de philologie et d'histoire, tome 80, fasc. 1, 2002. Antiquite - Oudheid. pp. 51-72. DOI: [2]; [www.persee.fr/doc/rbph_0035-0818_2002_num_80_1_4605]
  • Mastronuzzi, Giovanni & Ciuchini, Paolo. (2011). "Offerings and rituals in a Messapian holy place: Vaste, Piazza Dante (Puglia, Southern Italy)". In: World Archaeology. 43. 676-701. [DOI: 10.1080/00438243.2011.624773]