Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministarstvo Inostranih Poslova
ShkurtesaMPJD
Llojiministri qeveritare
Vendndodhja
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
Shqip, Serbisht
Ministër
Donika Gërvalla
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttp://www.mfa-ks.net/

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (serbisht: Ministarstvo Inostranih Poslova) ka për mision formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të Kosovës, mbrojtjen e interesave të Kosovës në raport me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, përfaqësimin e Kosovës në vendet e jashtme, ruajtjen dhe mbrojtjen e imuniteteve dhe privilegjeve të misioneve diplomatike dhe personave të cilëve u takojnë ato sipas konventave dhe zakoneve ndërkombëtare, zhvillimin dhe bashkërendimin e politikave në raport me vendet e tjera.

Ndërtesa e MPJD-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës promovon dhe mbron politikat nacionale, kulturore e ekonomike të Kosovës në botë.

Ministrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. 2008 - 2010: Skënder Hyseni
  2. 2010 - 2011: Vlora Çitaku (ministre në detyrë)
  3. 2011 - 2014: Enver Hoxhaj
  4. 2014 - 2016: Hashim Thaçi
  5. 2016 - 2016: Petrit Selimi (ministër në detyrë)
  6. 2016 - 2017: Enver Hoxhaj
  7. 2017 - 2020: Behgjet Pacolli
  8. 2020 - 2020: Glauk Konjufca
  9. 2020 - 2021: Meliza Haradinaj - Stublla
  10. 2021 - 2021 Besnik Tahiri (ministër në detyrë)
  11. 2021 - Aktiv: Donika Gërvalla

Zëvendësministrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Rejhan Vuniqi
  2. Anton Berisha
  3. Besnik Hoti
  4. Gjergj Dedaj

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sekretar i Përgjithshëm
Shkelzen Morina

Veprimtaria e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës zhvillohet mbështetur në nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit. Sekretari i Përgjithshëm i jep përgjegjësi të drejtpërdrejtë Ministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së është përgjegjës për:

  • administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të MPJD-së dhe për sigurimin e zbatimit të funksionit që i është besuar;
  • sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetet përkatëse;
  • në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm koordinon bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës dhe ndihmon ato në konsolidimin e mëtutjeshëm
  • organizimin dhe punësimin e personelit si në Ministri ashtu edhe atij në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështje të funksioneve përkatëse;
  • menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve të resorit përkatës;
  • zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin përkatës, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
  • punësimin e personelit në bazë të kualifikimit profesional, aftësive dhe meritave, përmes konkursit të hapur dhe të drejtë;
  • Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;
  • Sekretari i Përgjithshëm cakton një zyrtar të autorizuar financiar për ministrinë e tij/saj dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare, që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga *Ministria për Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera përkatëse.
  • Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme në administrimin e Zyrës për Çështje ekonomike dhe Strategji, Zyrës për BE dhe NATO, Zyrës për marrdhenie dypalëshe, organizata ndërkombëtare dhe çështje të sigurisë, Zyrës për Çështje rajonale si dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti Zyrën për çështje ligjore, traktate dhe te drejta te njeriut, Zyrën për çështje konsullore, Zyrën për Buxhet dhe Financa, Zyrën e Protokollit, Zyrën e Administratës, Zyrën e Mediave, Zyrën për Prokurim, Zyrën e Revizionit te Brendshëm, Zyrën për koordinim me ambasadat dhe Zyrën e Arkivit të MPJ-së.

Pozicionet e veçanta që i përgjigjen drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së janë drejtorët e zyrave, asistenti/ja ekzekutiv, asistenti/ja administrativ, auditori dhe certifikuesi.

Drejtoria e Përgjithshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtori i Përgjithshëm (DP) është ambasador Albert Prenkaj, ai ka për detyrë të:

  • Udhëheq dhe bashkërendon detyrat dhe punët e Departamenteve nën mbikëqyrjen e tij/saj;
  • Sipas kërkesës, lehtëson komunikimin në mes të Ambasadave dhe misioneve të tjera me Ministrinë dhe ministrin;
  • Ofron këshilla nga fushë- veprimtaria e departamenteve nën mbikëqyrjen e tij/saj;
  • Vepron në bashkëpunim me këshilltarët politikë, në varësi edhe të fushave specifike të kompetencës së tyre, dhe duke u bashkërenduar me Sekretarin e Përgjithshëm, rreth politikave kryesore për ministrin dhe zëvendësministrin.

Departamenti për Çështje Konsullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtori i Departamentit për Çështje Konsullore: [ Fitim Sadiku]

Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave standard rreth ofrimit të shërbimeve konsullore në bashkërendim me Misionet Diplomatike Konsullore të Republikës së Kosovës. Cakton objektivat e departamentit në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për ti përmbushur këto objektiva. Administron sistemin për aktivitetet me institucionet tjera përgjegjëse në fushën e dokumentacionit, migracionit, riatdhesimit, si dhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, si dhe përpunon dhe mbikëqyr sistemin e vizave për shtetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë. Ofron shërbime për legalizimin e dokumenteve, lëshon çertifikata apostile, pasaporta zyrtare dhe diplomatike, nota verbale për lehtësimin e marrjes së vizave si dhe ofron informata në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet konsullore.

Departamenti për Çështje Konsullore përbëhet nga tri Divizione:

  • Divizioni për Politika Konsullore
  • Divizioni për Viza dhe
  • Divizioni për Çështje Konsullore

Divizioni i Auditimit të Brendshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Divizioni i Auditimit të Brendshëm vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në mbështetje të Ligjit për Auditimin e Brendshëm Nr. 03/L – 128. Ky Divizion ka filluar të funksionojë fillimisht më 13.05.2009 si Njësia e Auditimit të Brendshëm deri më: 12.02.2013 me aprovimin e Rregullores Nr.04/2013 Për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të MPJD emërtohet dhe funksionon si Divizioni i Audtimit të Brendshëm në MPJD.

DAB sipas Ligjit të Auditimit të Brendshëm kryen auditime të brendshme në MPJ.

Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm i raporton Ministrit.

Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është tre (3).

Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është për të kryer aktivitete që ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashme dhe Diasporës (MPJD) në shtimin e vlerave dhe përmirësimin e funksionimit me qëllim të arritjes së objektivave, duke përmirësuar efektshmërinë në procesin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit.

Gjithashtu ta ndihmojë MPJD, që të ruajë kontrollet efektive duke vlerësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre dhe duke nxitur ngritjen e vazhdueshme të forcimit dhe përshtatshmërisë së tyre me misionin dhe objektivat.

Me qëllim të arritjes së misionit, Auditimi i Brendshëm duhet të:

  • veprojë në pajtim me parimet themelore për praktikat e auditimit të brendshëm (ligjshmëria, integriteti, objektiviteti, besueshmëria, kompetenca, pavarësia);
  • veprojë në pajtim me parimet e sjelljes së Kodit të Etikës së Auditimit të Brendshëm;
  • veprojë në pajtim me Ligjin e Auditimit të Brendshëm, rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, Statutin e Auditimit të Brendshëm dhe standardet profesionale.

Fushëveprimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fushëveprimi i funksionit të Auditimit të Brendshëm është përfshirja e të gjitha departamenteve dhe divizioneve, si dhe përfshirja e Misioneve diplomatike dhe konsullore për auditime të brendshme në pajtueshmëri me Ligjin për Audtimin e Brendshëm. Auditimi i Brendshëm ekzaminon dhe vlerëson efektivitetin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit dhe mekanizmave (politikave, procedurave dhe planeve), të cilat MPJD i kanë adaptuar për të udhëzuar aktivitetet e tyre.

Auditorët e Brendshëm kanë qasje të plotë, të lirë dhe të pakufizuar në të gjitha veprimet, të dhënat, pronat dhe personelin në kuadër të subjektit të sektorit publik. Të gjithë punonjësit e subjektit të sektorit publik duhet të kenë bashkëpunim të plotë për të vënë në dispozicion çfarëdo materiali apo informate të kërkuar nga një auditor, apo që është relevante për auditim.

Objektivat e Auditimit të Brendshëm janë:

  • Identifikimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
  • Vlerësimi i sistemeve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;
  • Vlerësimi i efektivitetit të kontrollit duke promovuar përmirësim të vazhdueshëm;
  • Vlerësimi i përshtatshmërisë dhe efikasitetit të kontrollit të përfshirë në qeverisjen, veprimet dhe sistemet e informimit të organizatës. Këtu përfshihet vlerësimi i procesit që siguron:
  • Efektivitet dhe efikasitet të veprimeve;
  • Ruajtje të pasurive;
  • Pajtueshmëri me ligjet, rregulloret, udhëzimet, vendimet etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:

  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Përgatit dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
  • Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik dhe vjetor nga DAB.
  • Bën rishikimin e cilësisë së punës së auditimit të brendshëm dhe vlerësimin e auditorëve të brendshëm si dhe rishikon përcjelljen e rekomandimeve të auditimit të brendshëm.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]