Muharrem Qena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muharrem Qena
U lind në5 Dhjetor 1930
Vdiq24 shtator 2006
KombësiaShqiptar
Profesioniaktor

Muharrem Qena (Mitrovicë, 5 dhjetor 1930 - Prishtinë, 25 shtator 2006) ka qenë shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi (1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.

Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale.[1]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjisor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ”Bashkëshortët”
  • ”Zonja me Kamelie”
  • Erveheja
  • ”Njerëzit me shpresa te thyera”
  • ”Anmiku i popullit”
  • ”Ambrozio shfaros kohën” etj.

Aktor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skenarist drame[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Bashkëshortë e mire=
  • Kaçurrelja
  • ”Shokut”
  • ”Lamtumirë”
  • ”Mine”
  • ”tetori”

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të thënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Programi i Mëngjezit 7:31 25 shtator 2006 RTKlive