Ndok Gjeloshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndok Gjeloshi
U lind në15 Nëntor, 1893
Vdiq11 Prill, 1943
KombësiaShqiptar
ShkollimiAkademia Ushtarake e Modenas, Itali.
ProfesioniXhandar, Ushtarak.
TitulliKapiten
Bashkëshorti/jaMargarita (lindur Petroviq)

Ndok Gjeloshi (Nënmavriq, 15 nëntor 1893 - Tiranë, 11 prill 1943) ka qenë xhandar, ushtarak dhe veprimtar politik shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndok Gjeloshi ishte pinjoll i trungut të Nik Vuksanit të vëllazërisë Mekshaj, në ShalëDukagjinit. Ndoqi kolegjin Françeskan në Shkodër, dhe më pas përfundoi Akademinë Ushtarake të Modenas në Itali, ku mori gradën e togerit të forcave të Xhandarmërisë.

Ndoka më 1914 gjatë revoltës së Shqipërisë së Mesme u mobilizua në mbrojtje të Princ Vidit. Përkrahte Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", mbështeti fushatën për zgjedhjen e Gurakuqit në dhjetor të 1923.

Me gradën toger dhe në krye të 180 shaljanëve, përkrahu Lëvizjen e qershorit së bashku me Rexhep Shalën dhe njësitë ushtarake në Shkodër.[1][2] Në Shkodër njësitë vullnetare të drejtuara nga Gjeloshi rrethuan prefekturën, ku kishte 30 xhandarë nga jugu dhe 20 xhandarë mirditorë nën komandën e toger Luigj Shantojës.[1] Pas një rrethimi dhe shkëmbimi zjarri, prefekti Abedin Nepravishta me 300 të rrethuarit u dorëzuan pasi mbetën të vdekur qarkkomandanti i xhandarmërisë, kapiten Ferit Frashëri,[3] 3 xhandarë dhe dy ushtarë. Njësitë vullnetare të drejtuara nga Gjeloshi vijuan drejt jugut në Gjadër-kodrat e Lezhës, u shkëmbyen zjarr me trupat qeveritare të n/prefekturës së Lezhës dhe pas 13 të vdekurve e 6 të plagosurve, iu hap rruga për të hyrë në Tiranë.[4]

Gjatë qeverisjes së Nolit, Ndoka mori gradën kapiten i forcave kufitare[2] dhe më tej prefekt i Shkodrës. Me Triumfin e Legalitetit, u largua drejt Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ku qe anëtar i grupit "Partia Republikane" të krijuar nga Rexhep Shala.[5]

Më vonë kthehet dhe vihet në krye të veprimeve luftarake në Lëvizjen e Dukagjinit të vitit 1926. Në nëntor të po këtij viti së bashku me Dom Loro Cakën, organizuan dhe udhëheqi kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, dhe mbeti e izoluar.

Pas kësaj revolte emigroi në Vjenë të, ku martohet me Margaritën, austriake. Bëhet anëtar i grupit të “Bashkimit Kombëtar”.[2] Grupi kishte rënë dakord t'i kurdisej një atentat Mbretit gjatë një vizite në Vjenë ku do të zhvillonte disa kontrolle mjekësore.[6]

Atentati kundra Mbretit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbrëmjen e 20 shkurtit 1931, Mbreti Zog I i shoqëruar po dilte nga Teatrit të Operës së Vjenës. Gjeloshi pasi e priti karshi derës së daljes nga opera, ngatërron majorin Llesh Topallaj me Zogun dhe e qëllon pas koke, më nuk i punoi pushka. Aziz Çami pasi dëgjoi pushkën mësyu për nga rrethimi, të cilin e çau dhe gjuajti automobilin dhe pasi gjuajti shtatë herë, u plagos ministri i Oborrit Eqrem bej Libohova.[7] Atentatorëve iu gjetën pashaporta diplomatike jugosllave. Një e përditshme vieneze i përshkroi:[8]

"…Vrasësi i parë është Ndok Gjeloshi, ai është një ish-Oficer i Ushtrisë Shqipëtare, i lindur në Shkodër në vitin 1893 dhe ka shërbyer si ushtarak atje. Ai është një Katolik Roman, i martuar dhe ka banuar në Vjenë me gruan e tij, gjatë dy viteve të fundit. Vrasësi i dytë është ish-Kapiteni Aziz Çami, i lindur në vitin 1893 në Filat të qarkut të Gjirokastrës, shërbeu në Delvinë. Ai është një Mysliman beqar dhe jeton në adresën Hegergasse nr. 9 në qarkun 3 të Vjenës..."

Gjyqi ndaj tyre përfundoi më 2 Tetor të viti 1931, ata u cilësuan fajtorë për vrasjen e major Llesh Topallajt dhe tentativë për vrasjen e Mbretit, Gjeloshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg nga gjykata.[9] Në Gjyqin që u bë në atdhe, Gjeloshi u dënua me vdekje në mungesë. Përfundimi i kohës së burgimit dhe pushtimi italian, i krijuan mundësinë të kthehej përsëri në Shqipëri, pasi u kthye u regjistrua në Milicinë Fashiste Shqiptare, si dhe pranë komandave të legjionit të 4 të Shkodrës, të legjionit të 3 të Vlorës dhe në legjionin e parë të Këmishave të Sulmit. Luftoi në frontin grek dhe në atë jugosllav - gjë për të cilën u dekorua për trimëri me medalje tunxhi. Më pas u caktua në komandën e armës së Milicisë. Nga janari i 1942 mbante detyrën e gjyqtarit pranë gjyqit të posaçëm të shtetit.[10]

Vrasja e Ndok Gjeloshit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 prill 1943 në orën 18:45 në shëtitoren "Viktor Emanueli III" (Bulevardi i Tiranës, ndryshe rruga e Stacionit të Trenit) Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentat komunist bërë nga Myslym Keta, me urdhër të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.[2] Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në Shkodër mori pjesë Gjon Markagjoni, Mustafa Kruja, gjeneral Volante komandant i Milicisë Fashiste Shqiptare.[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Vllamasi 2012, pp. 360-361.
  2. ^ a b c d Milani P., Ja atentatet kundër Mbretit Zog, "Fjala e Lirë”, 2 shtator 2010.
  3. ^ Çefa, Kolec (2011). "Luigj Gurakuqi në një optikë të re". Prishtinë: Instituti i Historisë. fq. 143. ISBN 978-9951-409-27-8. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2022. Marrë më 13 mars 2018.
  4. ^ Milani, Prelë (2 qershor 2013). "Sakrifica tragjike e Ferit Frashrit". Shqiptarja.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Këlcyra, Ali (2012). Frashëri, Tanush (red.). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 528. ISBN 978-99956-87-81-6.
  6. ^ Vllamasi 2012, p. 437-439.
  7. ^ Vllamasi 2012, p. 442-443.
  8. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 331. ISBN 9781845110130. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Vllamasi 2012, p. 445
  10. ^ a b Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 227–228. ISBN 978-99943-56-43-0.

Literaturë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]