Panseksualiteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri për panseksualizmin

Panseksualiteti [1] është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre.[2] [3] Personat panseksual identifikohen si gender-blind pra ''të verbër'' ndaj gjinisë, duke lënë të nënkuptuar se gjinia dhe seksi nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen seksuale dhe emocionale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual më vete ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, kjo tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë vajzë/djalë të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti. Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parashtesa pan rrjedh nga Greqishtja e vjetër dhe nënkupton ‘’ të gjitha, secili/secila’’. Termi hibrid panseksualizëm u kundërshtua në 1917 me argumentin se instikti seksual luan rol primar në të gjithë aktivitetin njerëzor, fizik dhe atë mendor, një kritikë kjo e propozuar nga Sigmund Frojd në fillimet e zhvillimit të disiplinës së psikologjisë.[4]

Krahasimi me biseksualitetin dhe identitete të tjera seksuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nisur nga përkufizimi i biseksualitetit, për shkak të parashtesës bi, nënkupton tërheqjen emocionale dhe seksuale ndaj dy sekseve (femra dhe meshkuj) ose ndaj dy gjinive (burra dhe gra). Panseksualiteti për shkak të parashtesës pan është tërheqja seksuale ndaj një individi, pavarësisht seksit ose gjinisë. Duke përdorur këto terma, panseksualiteti përkufizohet ndryshe duke përfshirë në mënyrë eksplicite persona që janë interseks ose jashtë binarit dualistik të gjinisë.

Personat panseksual mund të tërhiqen ndaj personave cisgender, transgjinorëve, interseksualëve dhe personave androgjenë, ndaj termi panseksual konsiderohet më përfshirës sesa termi biseksual. Volumi i dytë i librit ‘’Shoqëria dhe seksi’’ thekson se fjalë për fjalë kuptimi i termit panseksual interpretohet si i tërhequr ndaj gjithçkaje. Gjithsesi personat që identifikohen si panseksual nuk i përfshijnë fetishizmat si nekrofili, pedofili në përkufizimin e këtij orientimi seksual duke theksuar se panseksualiteti përshkruan vetëm raportet e sjelljet seksuale konsensuale.

Përkufizimi i panseksualizmit inkurajon besimin se ky identitet seksual është i vetmi që përfshin dhe individët që nuk përputhen me kategoritë mashkull , femër, burrë, grua. Gjithsesi personat që identifikohen si biseksual e hedhin poshtë nocionin se biseksualiteti nënkupton tërheqjen seksuale vetëm ndaj dy gjinive, duke argumentuar se biseksualiteti nuk është thjesht tërheqje ndaj dy sekseve, por edhe ndaj gjinive.

Gjinia konsiderohet më komplekse sesa seksi biologjik, pasi gjinia përfshin faktorë gjenetik, hormonal dhe social. Qendra për Biseksualitetin e përkufizon biseksualizmin si një termë ombrellë për njerëzit që identifikohen si persona që tërhiqen emocionalisht dhe seksualisht ndaj më shumë se një gjinie. Ndërkohë Instituti Amerikan për Biseksualitetin e përkufizon këtë term si shumë të hapur dhe përfshirës ndaj çifteve brenda së njëjtës gjini dhe asaj të kundërt. Sipas Qendrës kombëtare për Barazinë ndaj transgjinorëve rreth 25 % e transgjinorëve amerikanë identifikohen si biseksual.

Akademiku Shiri Eisner pohon se terma si panseksual, queer, poliseksual etj përdoren në vend të termit biseksual pasi biseksualiteti është një term shumë i kufizuar. Debati po zhvillohet midis personave transgjinorë që identifikohen si biseksual dhe personave queer. Eisner argumenton se këto lloj supozimesh që biseksualiteti i mëshon dikotomisë dhe dualizmit femër/mashkull, grua/burr, janë një metodë politike për të mbajtur lëvizjen e biseksualëve dhe transgjinorëve si lëvizje të ndara. Këto lëvizje perceptohen si të ndara pasi biseksualiteti injoron ose fshin vizibilitetin e personave queer dhe transgjinor.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ The American Heritage Dictionary of the English Language – Fourth Edition. Retrieved February 9, 2007, from Dictionary.com website
  2. ^ Hill, Marjorie J.; Jones, Billy E. (2002). Mental health issues in lesbian, gay, bisexual, and transgender communities. American Psychiatric Pub. fq. 95. ISBN 978-1-58562-069-2. Marrë më 28 shkurt 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Marshall Cavendish, red. (2010). Sex and Society. Vëll. 2. Marshall Cavendish. fq. 593. ISBN 978-0-7614-7907-9. Marrë më 28 korrik 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Bi-Gay-Pansexual