Pedagogjia e Montesorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Michelle Obama në një shkollë bilinguale ku punohet me Metodën Montessori
Një institucion parashkollor sipas Montessorit
Mjete të konkretizimit sipas Montesorit

Pedagogjia e Montesorit e njohur edhe si Metoda Montesori është një qasje optimale e punës edukative dhe arsimore me fëmijët që nga lindja e deri në moshën 24 vjeçare. Ajo zbatohet në çerdhe, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në mbarë botën. Bazohet në potencialet natyrore të një fëmije për zhvillim, motivim të brendshëm, mësim aktiv, lidhjen e ideve dhe përvetësimin e njohurive funksionale. Themeluese e kësaj qasjeje metodike është Maria Montesori (1870-1952), pedagoge italiane e cila gjithë jetën e saj ia kushtoi studimit të zhvillimit të fëmijëve.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maria Montesori ishte gruaja e parë në Itali që kishte përfunduar studimet e saj në mjekësi për t'u përqëndruar më vonë në çështjet e edukimit dhe arsimit të fëmijëve. Shtëpia e parë e fëmijëve nën drejtimin e saj u hap në vitin 1907 në lagjen e varfër San Lorenzo të Romës. Duke i vëzhguar fëmijët, ajo përcaktoi ligjet themelore të zhvillimit në bazë të së cilës zhvilloi metodën shkencore të arsimit dhe edukimit të njohur si Pedagogjia e Montesorit (Metoda Montesori). Kjo shkollë e frymëzoi atë për veprën dhe kontributin e saj jetësor - reformën e arsimit.

Kjo qasje metodike niset nga nevojat e një fëmije të vogël. Ajo e kupton edukimin si liri e një fëmije i cili mund të zhvillojë fuqinë e tij krijuese. Përshtatë ritmin me aftësitë e fëmijëve pa orë me zile, llojin e takimeve edukative dhe pa ndëshkime. Ajo u jep fëmijëve liri në një hapësirë ​​dhe kohë të përshtatshme, kështu që është e pasur edhe me aktivitete. [1] [2] [3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Introduction to Montessori Method". American Montessori Society (në anglisht).
  2. ^ "What are phonograms and how they are taught to children" (në anglisht). The Montessorian wordpress. Marrë më 26 mars 2014.
  3. ^ "The Montessori Infant-Toddler Program" (në anglisht). North American Montessori Teachers Association. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2020. Marrë më 2011-04-25.
  4. ^ "The Montessori Preschool Program" (në anglisht). North American Montessori Teachers Association. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2016. Marrë më 2011-04-25.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Metoda Montesori – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale