Pjeshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pjeshka
noform
noform
Pema e pjeshkës
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Rendi Rosales
Familja Rosaceae
Gjinia Prunusm
Lloji P. persica



Pjeshka (lat. Prunus persica), është një pemë që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Kjo lloj peme ka shumë nënlloje që njihen kryesisht me emrin pjeshkë apo nektarinë (lëvorja e frutit pa push) po ashtu edhe frutat përkatëse.

Nënllojet dhe varietetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka qindra kultivarë të ndryshëm të pjeshkës. Një nga ndarjet që mund të bëhet midis këtyre kultivarëve është ai midis atyre që kanë farën të ndarë nga tuli i frutit dhe atyre që e kanë farën të lidhur me frutin.

Nektarina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varieteti P. persica var. nucipersica (ose var. nectarina) që njihet me emrin nektarina është me lëkurën e frutit pa push. Edhe pse varietete të të njëjtit lojj, nektarina dhe pjeshka në tregëtim trajtohen si të veçanta.

Nryshimi në lëkurën e frutit krijohet nga një ndryshim i vetëm gjenetik tek varianti nursicpersica.

Pjeshktarina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një kombinim midis nënllojit pa push dhe atij me push.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.

Vlerat ushqyese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.pjeshka Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.