Poliçani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Poliçani
Popullsia
10.953
{{{postal_code_type}}}
5403 - 5404
Faqja zyrtare[ Bashkia e Poliçanit]

Poliçani është një qytet i vogël në pjesën qendër-jugore të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Beratit. I populluar prej afro 10.000 banorësh, qyteti është i rrethuar nga disa kodra, nga të cilat mendohet të ketë prejardhjen edhe emri i tij (poli - shumë (nga greqishtja) dhe çan - kodër (në gjuhën kineze, duke pasur parasysh kontributin kinez të dhënë për ndërtimin e kombinatit, që më vonë do ti jepte jetë edhe vet qytetit)).

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti është ndërtuar në vitet '60 (1960) nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve. Qyteti është ndërtuar në vitet '60 (1960) nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve. Lindja  e  qytetit  të  Poliçanit  ka  mbetur  e fiksuar  në  kujtesën  e  banorëve  vendas,  si qyteti që zbuti pasojat e krizës ekonomike të zonës  dhe  ushtroj  ndikim  të  ndjeshëm  në përmirësimin e gjendjes materiale dhe rritjen e nivelit të jetesës së saj. Poliçani  ka qene një  fshat  i  vogël  për t’u  transformuar  më  vonë  në  një  qytet industrial. Në vitin 1961-1966 u kthye në një kantier  ndërtimi,  me  objektiv  ngritjen  e Uzinës  Mekanike  për  prodhime  ushtarake, që  më  vonë  do  të  formonte  Kombinatin Mekanik  Ushtarak,  i  cili ndodhet  në pjesën jugore të qytetit. Me  fillimin  e  prodhimeve  ushtarake, thithjen  e  një  fuqie  punëtorë  të konsiderueshme nga disa rrethe të vendit, në vitin  1966-1967  u konsolidua  qyteti  i Poliçanit  me  një  bazë  të fuqishme  të industrisë mekanike dhe asaj ushtarake.

Ka qenë për një kohë të gjatë një qytet "fantazmë" rreth së cilit nuk dihej shumë, kjo për motive sigurie.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti ndodhet në lartësinë 519 m m.n.d por prania e lumit Osum i jep qytetit një klimë të tipit mesdhetar, me të katra stinët.

Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, ajo përbëhet nga fushat, luginat, kodrat e deri tek majat më të larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora në 5-6 muaj të vitit. Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 200 m mbi nivelin e detit në luginën e Osumit deri në 2417 m në majën  “Çuka Partizane”, në malin e Tomorit. Format kryesore të relievit janë: luginat, kodrat dhe vargjet malore të cilat formojnë një mozaik të vërtetë.

Lugina e Osumit: shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis  lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600  m.  Kjo  luginë ka  strukturë  sinklinale  (terrigjenët  e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – Çorovodë

Mali  i  Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij  “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të  mëdha  natyrore  për  turizmin  alpin,  për  eksplorimin  nga  turistët  shqiptarë  dhe  të  huaj, gjeografët,  biologët  etj.  Mali  i  Tomorit  dhe  Kulmakut  është  shpallur    monument  natyror    me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “Parku Kombëtar i  Malit të Tomorrit” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat. 

Klima : Qyteti  i  Poliçanit ka klimë mesdhetare. Ai  ndodhet  në  zonën klimatike  mesdhetare    – kodrinore,  me  dimër relativisht  të  ftohtë,  verë  të nxehtë  dhe  reshje  jo  të shumta,   kjo  si  rrjedhojë  e pengimit  të  erërave shiprurëse nga malet e larta. 

Hidrografia :  Në  pjesën veriperëndimore  të  qytetit qyteti  të  Poliçanit ndodhet lumi  i  Osumit.  Ujërat  e  të cilit përdoren  për  furnizimin e qendrave  të  banuara,  për prodhimin  e  energjisë elektrike  dhe  për  ujitjen  e kulturave bujqësore. 

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullsia  e  Poliçanit ka pasur një  luhatje  ndër  vite.  Në  vitin  1985 numri i  popullsisë  ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banorë . Pas vitit  1990  për  shkak  të  emigracionit,  lëvizjes  së  lirë,  kërkimit  të  një  jete  dhe  ekonomie  më  të mirë,  popullsia pësoi një ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogël i Poliçanit drejt qendrave të mëdha të banimit, kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë duke regjistruar në vitin 2009 rreth 10 000 banorë.

Aktualisht numri i  popullsisë  së  Poliçanit  është  8372  banorë  dhe  2792  familje.  Numri  i lindjeve në qytetin e Poliçanit është  70 lindje/vit dhe numri i vdekjeve 35 vdekje/vit.  

Popullsia  e  Bashkisë  Poliçan  përbën  rreth  4.7 %  të  popullsisë  totale  në  qarkun  e  Beratit. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011  ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit  të  njerëzve  nga fshatrat përreth.  Gjithashtu  vihet  re  dhe  një tendencë tjetër që  kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.  

Popullsia e Bashkisë  Poliçan do të ndryshoje per shkak të ndarjes  së re territoriale (Ligji nr. 115/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”) duke ju bashkangjitur njesia vendore Vërtop me fshatrat (Mbrakull, Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Vodicë, Fushë Peshtan,Peshtan, Drenovë, Lybeshë, Tomor i madh, Tomor i vogël, Bregas), dhe njesia vendore Tërpan Me fshatrat ( Tërpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, Vokopolë, Dodovec, Rehovë, Zhapokikë, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i Vogël).  

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së Gërdecit mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.

Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si Çorovodë e Berat, por edhe në Tiranë në sasi modeste.

Aktivitetet tregtare janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.

Aktivitetet bujqësore praktikohen në fushat e "Kullusmës", të cilat ndodhen rreth 2 km nga qyteti, terrene këto para rënies së regjimit në pronësi të shtetit dhe me rënien e këtij të fundit iu shpërndanë qytetarëve. Kultivohen më së tepërmi grurë, misër, fasule dhe perime të shumëllojshme. Në kodrat që rrethojnë qytetin kultivohen ulliri, gështenjat, arrat, fiqtë, qershitë dhe rrushi. Prej rrushit nxirret pikë së pari rakia, e cila konsiderohet më e mira në rang vendi. Gjithashtu në lagjen Kalluç ndodhet edhe një serë, edhe kjo e trashëguar prej regjimit komunist, me një sipërfaqe prej 0,5 km² e cila është në gjendje punë dhe administrohet nga fermerë lokalë.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pallati i Kulturës, i cili ndodhej në qendër të qytetit, kishte sallë kinemaje dhe teatri, bibliotekë, sallë provash muzikore, ambient konferencash e mbledhjesh nuk i shpëtoi dot idiotësisë se bandave kriminale te drejtuara nga kryetari aktual i bashkise ne vitin 1997 dhe u dogj. Kjo ndërtesë vitet e fundit është rikonstruktuar por ende në të nuk është prezent asnjë projekt kulturor, ndërkohë që në vitet kur kjo qendër ishte funksionale qyteti merrte jetë dhe frymë nga kinemaja, biblioteka dhe aktivitetet muzikorë që zhvilloheshin në të.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]