Qorrfermani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qorrfermani është një roman i shkruar nga Ismail Kadare1984 dhe i botuar më 1991, menjëherë pas rënies së regjimit hoxhaistShqipëri.[1] I vendosur në Perandorinë Osmane, Qorrfermani është një parabolë për përdorimin e terrorit nga regjimet autoritare [2], dhe është e ndërlidhur me romanin e mëhershëm të Kadaresë "Pallati i ëndrrave".[3]

Sfondi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani u shkrua pas fushatës së terrorit kundër "bashkëpunëtorëve" në "komplotin" e kryeministrit të vetëvrarë, Mehmet Shehut.

Konspekti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qendër të romanit është një ferman që shpall sulltani, me të cilin urdhërohet të verbohen të gjithë ata që e kanë syrin e keq, e kjo pasohet nga një fushatë masive terrori. Njerëzit ftohen t'i kallëzojnë gjithë ata që janë të dyshimtë.[4]

Pritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kirkus Reviews e quajntën premisën e romanit "briliante" dhe e lëvduan romanin si një "parabolë mjeshtërore"[3] Wolfgang Schneider nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, e veçoi Qorrfermanin si më të mirin prej 12 romaneve të shkurtra, novelave dhe tregimeve që ishin pjesë e vëllimit "Vjedhja e gjumit mbretëror" botuar në gjermanisht. Sipas tij, ky roman i jep "formë letrare" "horrorit të akuzës për sabotim, pre e së cilës ranë njerëz të shumtë në vendet socialiste".[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Röhm, Joachim. "Anmerkungen zur Entstehung der einzelnen Texte des Sammelbands "Der Raub des königlichen Schlafs"" (PDF). Joachim Rohm (në gjermanisht). Marrë më 15 shtator 2017.
  2. ^ "Chilling tales of Albania". The Washington Times. 2 dhjetor 2006. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Kirkus Review: Agamemnon's Daughter". Kirkus Reviews. 13 nëntor 2006. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Schneider, Wolfgang (30 korrik 2009). "Blicke ins offene Hirn". Frankfurter Allgemeine Zeitung (në gjermanisht). Marrë më 15 shtator 2017.