Sade Adu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sade

Sade Adu (16 janar 1959 në Ibadan, Nigeria si Helen Folasade Adu) është një këngëtare nigerio/britanike si dhe autore e muzikës.

Sipas saj u emërua edhe bendi “Sade”, që përveç saj përbëhet edhe nga muzikantët Stuart Mathewman (kitarë dhe saksofon), Paul Denman (bas), Andrew Hale (keyboard) dhe Paul Cook (tupanë). Me “Sade” ajo pati suksese në vitet e 1980-a dhe 1990-a.

Sade Adu u lind në Nigeri si vajza e një nigeriani dhe e një anglezeje. Pas ndarjes së prindërve të saj ajo shkoi kur ishte në moshën 4 vjeçare bashkë me nënën në Clacton-on-sea (në Angli). Ajo studioi në Londër dizajnin e modës dhe punoi si foto-modele, para se të kalonte në biznesin muzikës në vitin 1980.

Në fillim këndoi në grupin “Arriva”, pastaj për dy vite në “Pride”. Aty ajo u njoftua me saksofonistin Stuart Mathewman me të cilin e bëri kompozimin e disa këngëve. Në vitin 1984 ajo së bashku me bendin saj “Sade” lidhi kontratë me Epic Records dhe prej mesit te viteve të `80-ta korri shumë suksese me pop-muzikën e saj të inspiruar nga souli dhe xhazi.

Prej albumit të parë të saj u shitën mbi 6 milion ekzemplarë. Në vitin 1985 e fitoi Grammy-n e saj të parë. Në vitin 1987 kishte një rol në filmin “Absolute beginners”, ku ajo këndoi këngën “Killer blow”. Poashtu u paraqit në serinë braziliane “Um Anjo Caiu do Céu”.

Në vitin 1989 ka qenë e martuar për disa muaj me producentin spanjoll të filmit Carlos Scola. Më 1994 fitoi një Grammy për këngën „No ordinary love”, që gjendet në albumin e muzikës së filmit “Indecent Proposal”.

Në vitin 1997 u dënua ne Jamaika, pa qenë e pranishme ne gjyq, për shkak të një delikti në trafik, për vozitje të pakujdesshme. Pas një pauze 6-vjeçare, në të cilën ju përkushtua vajzës se saj Ila, publikoi në vitin 2000 një album të ri dhe ndërmori një turne nëpër ShBA në vitin 2001.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Diamond Life - 1984
  • Promise - 1985
  • Stronger Than Pride - 1988
  • Love Deluxe - 1992
  • Remix Deluxe - 1992
  • The Best of Sade - 1994
  • Lover's Rock - 2000
  • Lovers Live - 2002

Këngë të njohura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Your Love Is King" (1984)
  • "When Am I Going To Make A Living?" (1984)
  • "Smooth Operator" (1984)
  • "The Sweetest Taboo" (1985)
  • "Is It A Crime?" (1986)
  • "Never As Good As The First Time" (1986)
  • "Love Is Stronger Than Pride" (1988)
  • "Paradise" (1988)
  • "No Ordinary Love" (1992)
  • "Feel No Pain" (1992)
  • "Kiss of Life" (1993)
  • "Cherish The Day" (1993)
  • "By Your Side" (2000)
  • "King of Sorrow" (2001)

DVD[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sade Live (2001, incizim i vitit 1994)
  • Lovers Live (2002)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]