Shaban Sinani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Shaban Sinani, (Ndërshenë, 16 prill 1958) akademik, është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar.

Në vitin 1983 përfundoi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Nën udhëheqjen shkencore të prof. Shaban Demiraj diplomohet me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe”. Në vitin 1996, me studimin mononografik “Mitologji në Eposin e Kreshnikëve”, merr gradën “Doktor i Shkencave”. Është autor i mbi 20 librave.

Veprat kryesore: Një dosje për Kadarenë – 2005; Mitologji në Eposin e Kreshnikëve – 2006; Për prozën e Kadaresë – 2009; Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të (Studime) – 2010; Midis dy Rilindjesh – 2010; Etnos në epos – 2011; Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K” – 2011; Camaj i paskajuar – 2011; Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" – 2011; "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit – 2012; Tradita gojore si etnotekst, studime për etno - folkloristikën krahasimtare – 2012; Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe-2013.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]