Shpendi Sollaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpend Sollaku Noé
Foto zyrtare e Shpend Sollaku Noé
U lind më03 prill 1957
Lushnje
Emri i letraveNoé
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrarePoezi dhe Prozë
Faqja zyrtare
http://www.shsnoe.com

Shpend Sollaku (Lushnjë, 3 prill 1957) është poet, prozator dhe përkthyes shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në gjirin e një familjeje beratase, trasferuar në Myzeqe për arësye politike. Është diplomuar në gjuhë e letërsi. Ka punuar si arsimtar në Çermë dhe gjimnazet e Lushnjes dhe më pas si themelues e drejtues e gazetar i gazetave të opozitës «Ora e fjalës» e «Republika». Noé ka qenë ndër pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ndër themeleuesit e Partisë Demokratike e asaj Republikane. Që nga viti 1992 jeton si azilant politik në Itali, ku ka punuar për gazeta e televizione të ndryshme italo-amerikane.

Shpend Sollaku Noé është aktiv edhe si përkthyes, veçanërisht nga shqipja, italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkëpunimi me shumë revista letrare ndërkombëtare. Veprat e tij deri tani janë përkthyer në 42 gjuhë dhe janë shitur në rreth njëqind vende të botës. Për t’u shënuar veprimtaria në mbrojtje të të drejtave të njeriut, sidomos të emigrantëve dhe në veçanti të të burgosurve dhe të azilantëve politikë. Librat e tij të fundit: «Abysses-Voragini» , «Barcodes-Codici a barre», si dhe Antologjitë në shqip, italisht, frëngjisht, spanjisht e anglisht, të botuar në SHBA, kanë arritur një sukses planetar.

Ka botuar me sukses në Itali (Romë) romanet «Il confine della nebbia» («Kufiri i mjegullës»), dhe "Il pero fiorì a dicembre" ( "Dardha lulëzoi në dhjetor") të ambientuar respektivisht në Beratin e viteve ’80 - ’90 dhe '60 - '70.

Shpend Sollaku Noé ka nisur të shkruajë që në fëmijëri e të botojë që në moshën 14 vjeçare, në gazetat «Shkëndia», «Drita» e «Zëri i rinisë» si dhe në revistën «Nëntori».

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Midis librave kryesore të tij përmenden: "Mëzat e kaltër",(Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë 1987; "Mbretëria e gjërave të ndaluara", Itali 1995; "Të duartrokasësh Kaligolën" Firence, Itali 1997; "Një vënd në këmbë për në Galilea", Raguza, Itali 1999-2000; "Kolumbia e Ballkanit", prozë, Itali 1994; "Shekulli i shkurtër ballkanik", prozë, Itali 1994; "Abysses-Voragini"- «Honet», italisht e anglisht, USA, 2009; "Barcodes-Codici a barre" - «Barkodë», italisht e anglisht, USA, 2010; "Piramidi in frantumi" - «Piramida të thërmuara», italisht, USA 2011; "Es hora de andar Sócrates" - «Është koha të ikim Sokrat», spanjisht, USA 2011; "Se réveiller au fond du précipice" - «Të zgjohesh në fund të greminës» frëngjisht, USA 2011; "Atdheu i tjetrit" shqip, USA 2011; "IL confine della nebbia" - «Kufiri i mjegullës», roman, italisht, Romë, Itali, 2012; "Il pero fiorì a dicembre"- roman, italisht, Romë 20 18, "Filius Hostis ovvero il figlio del nemico", roman, italisht,Roma 2020, ISBN 979-12-201-0437-1

Ka bashkëpunuar ndër të tjera me këto organe shqiptare e të huaja:

“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, "Dielli -The sun" etj.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, Dielli" etj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]