Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (Shqipëri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sigurimi i Shtetit)
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit
Sigurimi
Agency overview
Formed10 dhjetor 1944
Dissolved15 August 1991
Superseding agency
HeadquartersTirana, Republika Popullore e Shqipërisë
Motto"Për popullin, me popullin"
Minister responsible
Parent agencySocialist Albanian Government

Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, zakonisht quajtur Sigurimi[1][2], ishte shërbimi i sigurimit kombëtar, inteligjencës dhe i policisë sekrete të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. De jure detyra e tij ishte që të mbronte Shqipërinë nga rreziqet, por de fakto Sigurimi shërbeu për të shtypur veprimtarinë politike tek popullata dhe ruante qëndrimin e sistemit politik ekzistent në pushtet.[3]

Më 2008, Parlamenti shqiptar diskutoi hapjen e dosjeve të Sigurimi, por Partia Socialiste e Shqipërisë e kundërshtoi atë duke qenë se ligji mund të keqinterpretohej.[4] Një komision parlamentar, i krijuar më 2015, u caktua me detyrën e publikimit të dosjeve të Sigurimit për të identifikuar kandidatët për poste publike që kanë bashkëpunuar me regjimin komunist; megjithatë, herët më 2017, komisioni ende nuk kishte nisur nga puna dhe kritikët vërejtën se me shumë mundësi shumica e dosjeve janë shkatërruar kohë më parë.[5]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organet e Sigurimit të Shtetit u themeluan me datë 10 dhjetor 1944 sipas një promemorie të Vaskë Kolecit, u quajt në fillim Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, përkthim direkt nga OZNA-s jugosllave[6]. Emërtesat e organeve të pushtetit që ngritën komunistët ishin të kopjuara nga jugosllavët ose më mirë të themi të vëna prej tyre. Skemat e organizimit të institucioneve ndryshonin vazhdimisht sipas porosisë që merrnin nga orientimet që vinin nga Beogradi. Në organizimin e DMP-së një lloj “federalizmi” u vu re teksa ajo u nda në tre njësi territoriale të mëdha të quajtura SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit). Skema e shërbimit informativ nën emrin Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare hyri në përdorim në një datë dimri, atë të 14 dhjetorit 1944. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksioneve të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e si vijon:

  1. SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
  2. SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
  3. SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Orientimet për krijimin e DMP-së erdhën nga jugosllavët nëpërmjet Velimir Stojniçit, ndërsa në fund të janarit 1945 pranë DMP-së mbërriti nënkoloneli i OZN-as Miat, i cili në fakt u kishte hapur derën të tjerëve që do e pasonin. Kur u krijua Sigurimi erdhi nënkoloneli Safet Filipoviçi. Kur ka ikur Safeti “me leje”, ka lënë në funksion majorin Mirko. Lidhjet me ta i mbante Nesti Kerenxhi.

Në mars 1946, me formimin e qeverisë së re komuniste, u ndryshua edhe struktura e këtyre organeve. Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit ndryshoi emër, u quajt Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe u zhvendos nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për skemën e parë të këtij shërbimi bëjnë fjalë telegramet që Nesti Kerenxhi dërgonte në Tiranë[7].

Pushoi së ekzistuari verën e 1991 dhe u zëvendësua nga Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK) me ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991[8].

Organizimi i Sigurimit të Shtetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sigurimi i Shtetit kishte një drejtori qendrore në kryeqytet dhe drejtoritë e rretheve në secilin prej njëzet e gjashtë rrethet e Shqipërisë.

Ai u organizua më tej në seksione që mbulonin kontrollin politik, censurën, të dhënat publike, burgjet, trupat e sigurisë së brendshme, trupat e sigurisë fizike, kundër-spiunazhin, dhe zbulimin e huaj.

Funksioni kryesor i Seksionit të kontrollit politik vëzhgonte korrektësinë ideologjike të anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të tjerë. Rreth 170 anëtarë të Komitetit Qendror ose të Byrosë Politike të Partisë Komuniste u ekzekutuan si rezultat i hetimeve të Sigurimi të Shtetit. Seksioni i kontrollit politik ishte gjithashtu i përfshirë në një program të gjerë të përgjimit të bisedave telefonike private.

Seksioni i censurës vepronte në brenda shtypit, radios, gazetave, mediave dhe komunikimeve të tjera, si brenda shoqërive kulturore, shkollave ​​dhe organizatave të tjera.

Seksioni i të dhënave publike administronte dokumentat dhe statistikat qeveritare, kryesisht statistikat sociale dhe ekonomike që trajtoheshin si sekrete shtetërore.

Seksioni i burgjeve dhe internimeve ishte i ngarkuar me përgjimin e të burgosurve dhe internuarve politikë dhe vlerësimin e shkallës së rrezikut që ata e paraqisnin për pushtetin. Policia lokale siguronte rojet për burgjet në të gjithë vendin.

Seksioni i sigurisë fizike siguronte rojet për zyrtarët e rëndësishëm të partisë dhe qeverisë.

Seksioni i kundërspiunazhit ishte përgjegjës për neutralizimin e operacioneve të zbulimit të huaj në Shqipëri, si dhe parandalimin e krijimit të lëvizjeve dhe partive politike brena vendit.

Së fundi, seksioni i zbulimit të huaj me personel brenda dhe jashtë vendit për të marrë informata rreth aftësive dhe synimeve të huaja që preknin sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të regjimit, si dhe informata rreth shqiptarëve që jetonin jashtë Shqipërisë. Shumica e zyrtarëve të misioneve diplomatike, zyrave tregtare, dhe qendrave kulturore të Shqipërisë në vendet e tjera ishin punonjës të Sigurimit të Shtetit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Horne, Cynthia (2017). "Building Trust and Democracy: Transitional Justice in Post-Communist Countries" (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 9780198793328.
  2. ^ Lulushi, Albert (2014). "Operation Valuable Fiend: The CIA's First Paramilitary Strike Against the Iron Curtain" (në anglisht). Skyhorse Publishing, Inc. ISBN 9781628723946.
  3. ^ Cook, Bernard A. (2014). Europe Since 1945: An Encyclopedia (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 115–. ISBN 978-1-135-17939-7. Individual Sigurimi departments dealt with prisons and labor camps, counterintelligence, political affairs, and censorship. In addition to uniformed men, Sigurimi agents and informers wereinposition throughoutthe country fromthe 1950s,giving rise to Western calculations that eventually more than a quarter of the population was in someway associatedwith Sigurimi internal surveillance.
  4. ^ Sigurimi-dossiers blijven gesloten in Albanië Mondiaal Nieyws
  5. ^ Brunwasser, Matthew (26 shkurt 2017). "As Albania Reckons with Its Communist Past, Critics Say It's Too Late". The New York Times (në anglisht).
  6. ^ Dervishi, Kastriot (22 mars 2017). "Organet e Sigurimit të Shtetit u krijuan më 1944, por ja ç'vendosi Kuvendi Popullor". Panorama. Marrë më 19 shkurt 2018.
  7. ^ Dervishi, K. (19 janar 2018). "Telegramet me udhëzime dërguar nga Beogradi" (PDF). Gazeta 55. Marrë më 19 shkurt 2018.[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Historiku i Shërbimit Informativ të Shtetit tek faqja zyrtare". Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2018. Marrë më 19 shkurt 2018.