Sindroma Tourette

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sindroma Tourette
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
Georges Gilles de la Tourette
ICD-10F95.2
ICD-9307.23
OMIM137580
DiseasesDB5220
MedlinePlus000733
MeSHD005879
Sindroma Tourette

Sindroma Tourette (e quajtur ndryshe edhe Sindroma e Tourettit, Çrregullimi Tourette, Sindroma Gilles de la Tourette, GTS, ose thjesht Tourette) është një çrregullim neurologjik i trashëguar me fillesë në fëmijëri, e karakterizuar nga shumë tike motorike dhe të paktën një tik zanor. Tourette konsiderohet vetëm si një pjesë e spektrit të çrregullimeve të tikeve, e cila përfshin edhe ato kronike.

Tourette konsiderohej dikur si një sindromë e rrallë dhe bizarre. Tourette nuk konsiderohet më si një sindromë e rrallë, por nuk mund të identifikohet gjithmonë në mënyrë të saktë. Midis 1 dhe 10 fëmijë në 1.000 janë më Tourette ; ashtu siç 10 në 1.000 persona kanë tike si përplasja e syve, kollitja, lëvizjet e fytyrës etj. Personat me Tourette kanë jetëgjatësi dhe inteligjencë normale. Tiket pakësohen ndërsa fëmijët hyjnë në adoleshencë dhe Tourette ekstrem në moshë madhore është shumë i rrallë.

Faktorë gjenetikë dhe mjedisorë luajnë rol në etiologjinë e sindromës, por shkaqet e sakta janë të panjohura. Në shumicën e rasteve medikamentet janë të panevojshme.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]