Sllavistika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sllavistika ose Studimet Sllave është një fushë akademike e cila merret me studimin e gjuhëve, letërsisë, historisë dhe kulturës sllave. Fillimisht, sllavistët ishin kryesisht gjuhëtar ose filolog që hulumtonin sllavët dhe sllavizmin. Më vonë në këtë fushë janë përfshirë gjithnjë e më shumë historianë, humanistë dhe shkencëtarë të tjerë socialë që studiojnë gjuhët, kulturat dhe shoqëritë sllave. Specialisti i cili merret me studimin e historisë, gjuhëve, letërsive dhe kulturës sllave quhet sllavist.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]