Socializmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Socializmi është një sistem i organizimit shoqëror dhe ekonomik në të cilin prona private, e cilësdo formë qoftë, dhe shpërndarja e të ardhurave i nënshtrohen kontrollit shtetëror, i cili sipas teorive të ndryshme thuhet se përfaqëson kontrollin "shoqëror". Socializmi shpesh i referohet edhe lëvizjeve politike të cilat kanë pasur dhe kanë si qëllim vendosjen e një sistemi të tillë në praktikë.

Origjina e ideve socialiste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjinat e socializmit si një lëvizje politike datojnë gjatë Revolucionit Industrial. Megjithatë rrënjët intelektuale mund të gjenden që në kohë të lashta, në personazhe si Moisiu (biblik).

Idetë socialiste/komuniste kanë pasur një rol të rëndësishëm në mendimtarë të antikitetit si Platoni, i cili në veprën e tij “Republika” ilustron një shoqëri të ashpër në të cilën burra dhe gra të klasës së “gardianëve”ndajnë me njëri tjetrin jo vetëm të mirat materiale por edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

Formësimi i socializmit si një filozofi e mirëfilltë ndodhi me veprat e mendimtarëve utopikë, të cilët ilustronin shoqëri ideale, të cilat sipas tyre do të ishin shoqëri më të barabarta. Ndër mendimtarët e parë të hodhën ide socialiste ishin britanikët dhe francezët, si : Saint-Simon, Charles Fourier, Louis Blanc, dhe Robert Owen të paraprirë nga Thomas More, Tommaso Campanella, dhe Jean Meslier.

Socializmi në shekullin e XX[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht me socializëm kuptohet një sistem ekonomik majtist në të cilin shteti zotëron kontroll të drejtpërdrejtë të mjeteve të prodhimit dhe të shpërndarjes së të mirave dhe shërbimeve. Socializmi, gjatë shekullit të XX ka qenë sistemi ekonomik i imponuar nga regjimet komuniste, sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]