Sëmundja e gushës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sëmundja e gushës karakterizohet nga zmadhimi i vëllimit të gjëndrave tiroide. Në disa periudha të caktuara të jetës, kur proceset metabolike të organizmit zhvillohen më me vrull, nevojat për hormonin e tiroides shtohen dhe tiroidja, në pamundësi të sigurojë hormonin e saj në sasi të mjaftueshme, rritet. Gusha është sëmundje që njihet prej kohësh. Në shumicën e vendeve të botës është endemike, si edhe në shumë rrethe të Shqipërisë. Shkaku i saj është pamjaftueshmëria e jodit në mjedis (në ujë dhe ushqime). Profilaksia e gushës endemike bëhet me anën e jodit, për t’i siguruar individit sasinë që i duhet organizmit. Mënyra më e përshtatshme është përdorimi i kripës së jodizuar.