Trashëgimia kulturore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrënojat romake, nga Giovanni Pannini, 1751. Trashëgimi kulturore dhe artistike e Perandorisë Romake, e cila shërbeu si një themel për kulturën e mëvonshme Perëndimore, veçanërisht nëpërmjet Rilindjes dhe Neoklasicizmit (siç është shembulli këtu).

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore).

Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservim (anglisht: preservation).

Llojet e trashëgimisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura materiale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Muzeologjia
  • Shkenca arkivore
  • Konservimi (i trashëgimisë kulturore)
    • Konservimi artistik
    • Konservimi arkeologjik
    • Konservimi arkitektonik
    • Arkiva filmike
    • Konservimi i regjistrimeve fonografike
  • Konservimi digjital

Kultura shpirtërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • folklori
  • historia orale
  • ruajtja e gjuhës

Trashëgimia natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aspektet e ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë natyrore përfshijnë:

  • Konservimi i varieteteve të rralla
  • Bimët e rralla nacionale

Lëvizja e trashëgimisë botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pllakë e cila e deklaron emërtimin e Carthages si një Vend i Trashëgimisë Botërore.

Shumë e rëndësishme është edhe Konventa në Lidhje me Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore, që është miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në vitin 1972. Deri në vitin 2011, numri i vende të deklaruara si Vende të Trashëgimisë Botërore kishte arritur në 936: 725 kulturore, 183 natyrore, dhe 28 prona të përziera, në 153 vende. Secili prej këtyre vendeve konsiderohet i rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare.

Trashëgimia kulturore nënujore është e mbrojtur nga Konventa e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore. Kjo konventë është një instrument ligjor në ndihmë shteteve palë për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore nënujore.[1]

Si shtesë e kësaj, UNESCO e ka filluar përcaktimin e Trashëgimisë artistike dhe jomateriale të Njerëzimit. Komiteti i të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore  si pjesë e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, me nenin 15 të Besëlidhjes së saj kishte kërkuar futjen e parimeve sipas të cilave trashëgimia kulturore është e mbrojtur si pjesë e një të drejtë themelore të njeriut.

Dokumentet dhe organet kryesore ndërkombëtare përfshijnë:

  • Karta e Athinës, 1931
  • Pakti Roerich, 1935
  • Konventa e Hagës për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore në Rast Konflikti të Armatosur, 1954, (me një përkufizim të trashëgimisë kulturore si pika të veçanta të miratuara nga disa ligje nacionale)
  • Karta e Venecias, 1964
  • Karta e Barcelonës, 2002 (lidhur me kujdesin ndaj anijeve detare)
  • ICOMOS
  • Komiteti Ndërkombëtar Blue Shield (Menaxhimi i Fatkeqësive Natyrore dhe Njerëzore).
  • Instituti Ndërkombëtar për Konservim
Emblema e përdorur për të identifikuar në mënyrë të qartë pasurinë kulturore nën mbrojtjen e Konventës së Hagës të vitit 1954, në lidhje me pronën kulturore gjatë konflikteve të armatosura.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kjo konventë është një instrument ligjor në ndihmë shteteve ose palëve për të përmirësuar ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore nënujore

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]