Vizion Plus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vizion Plus
ShtetiShqipëria Shqipëria
RrjetiTring TV
BashkëpunuesitTelevizion
SelitëTirana, Albania
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Pronësia
PronariMedia Vizion Sh.A.

Vizion Plus ka filluar transmetimet e para në vitin 1999. Fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Sinjali i televizionit Vizion Plus tashmë përhapet në gjithë botën nëpërmjet platformës Tring.

Programet ndiqen më shumë prej qyteteve të Shqipërisë si në : Tiranë, Durrës, Fier, Gramsh, Vlorë, Berat, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Krujë, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Korçë etj. Transmetimi 24 orë në satelit e ka shndërruar "Vizion Plus" në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë botën, por edhe kanë bërë të mundur që programet e tij të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para në vitin 1999. Fillimisht me një transmetim ne nivel lokal, për te kaluar me pas me një shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqipërisë si ne: Tiranë, Durrës, Fier, Gramsh, Vlorë, Berat, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Permet, Kruje, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Korçë etj. Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.

VIZION PLUS transmeton 24 orë/dite, 7 dite ne jave permes nje rrjeti transmetimi digjital. Nje staf profesional me nje eksperience te gjate ne fushen e transmetimeve televizive, garanton nje nivel te larte komunikimi me audiencen. Ne jemi te pozicionuar si nje ofrues i formateve te reja televizive te nje cilesie te larte si dhe si nje ze autoritar persa i takon lajmeve dhe programeve te ceshtjeve aktuale. Fitues i çmimeve te ndryshme per prodhimet e dokumentareve. I renditur si nje nder televizionet me te preferuar nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit. Ne synojme te maksimizojme nivelin e audiences duke synuar gjithmone drejt segmenteve te reja. Bazuar ne oret e trasmetimit, ne prodhojme perkatesisht:

• 46.9 % te javes, program në prime time (9:00 p.m.– 00:00 a.m.); dhe

• 60.8 % te struktures programore në intervalin 7:00 a.m. dhe 7:30 p.m.

Burimet tona te programacionit jane gjithashtu edhe nje varietet ofruesish prestigjioz, vecanerisht nga studiot amerikane dhe shperndares ekskluziv.

Programe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2019-2020 ne Vizion Plus:

Edicionet Informative. Vizion Plus ne programacionin e tij te larmishem, prodhon edhe transmeton rregullisht 4 (kater) edicione lajmesh (pervec edicioneve flash ku ne menyre permbledhese e ne hark kohor prej 120 sekondash evidentohen lajmet me kryesore ne forme te shkurtuar). Nje studio moderne konform kerkesave bashkekohore, spikera me eksperience ne kete fushe, nje menyre moderne dhe interaktive e percjelljes se lajmi, nje ristrukturim i plote I edicioneve informative, eshte gjithcka do jene rijesite e sezonit te ri. Departmamenti i Informacionit ne Vizion Plus percjell dhe transmeton informacionet ne menyren me te pavarur dhe me objektive, duke vendosur gjithnje ne qender te tyre interesin e gjere publik. Edicionet e lajmeve ne Vizion Plus transmetohen ne oraret: 13:00, 15.00,19.00 (Edicioni Qendror) dhe ne oren 23.00.

7 pa 5. Nje prodhim i Departamentit te Informacionit. Formati i cili do tu sjelle cdo mengjes informacione te bollshme dhe utilitare per te nisur nje dite sa me mbare. Moderuar nga Pranvera Borakaj . “7 pa 5” do te jete nje reviste e temave soft e jo vetem, duke orientuar vemendjen e audiences e duke synuar te nxise tek ajo reagimet lidhur me ngjarje apo dukuri pjese e jetes sone te perditshme.

Al Pazar. Moderuar nga Agron Llakaj.  SHOW i satires dhe i humorit, i kenges dhe i kercimit, show i nostalgjise se takimit me personazhet emblematike te artit shqiptar te muzikes, teatrit dhe kinemase, mjeshtrat e vertete te humorit shqiptar. Al Pazar, unik ne stilin dhe llojin e vet, popullor dhe i dashur rikthehet serish me nje ansambel humoristik me Behar Mera dhe Rudina Dembacaj, Altin Marku(Edi Rama) etj…do te jene cdo te shtune pjese e familjes shqiptare ne ekranin e tyre Vizion Plus

Kendo Kengen time. Show i muzikes se vertete shqiptare. Përmes këtij formati rikthejmë në vëmëndje repertorin e atyre viteve përmes zërave të rinj. Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë interpretues të rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e big-ëve, të stilizuara, më bashkëkohore. Tetë këngëtarë të rinj, të prezantuar me publikun kryesisht në garat muzikore të talenteve të rinj, si “Voice of Albania” apo “X-Factor Albania”, Gigliola Haveriku, Jona Pepkolaj, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Mario Mançelli, Rei Bezhani, Andi Tanko e Gerald Murrja janë “në luftë” çdo javë për të shkaktuar emocione tek këngëtarët si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eranda Libohova, Ledina Çelo etj.

Tetë këngë që i ngjajnë një recitali honorifik dhe një e vetme, kali i betejes, kënga e zemrës, i përket lavdisë së artistit big, që vjen në këtë format edhe në një rrëfim të pazakontë.

Adrenalina e bandës muzikore që do të luajë live, kombinuar në një studio moderne e mikpritëse, do të sjellë një stinë të re: një fund vjeshtë e prag dimër mini recitalesh muzikore në ekran.

Nga e Para.  Vizion Plus rikthen reality show-un e njohur fituesin e dy çmimeve nderkombetare Emmy, Nga e Para (Extreme Makeover – Home Edition). Nje nder formatet televizive me familjar, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes. “Nga e Para” synon njëkohësisht dy gjëra: 1). Të edukojë dhe të përcjellë shije, estetikë edhe menyrë jetese me standarte bashkëkohore dhe njëkohësisht 2). Të jetë një zgjidhje shumë e mirë sociale dhe humane për familje dhe individë që kanë nevojë për një ndihmë të tillë. Më konkretisht ky reality show konsiston në identifikimin e disa shtëpive apo apartamenteve të cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar një surprizë tek shikuesit por sidomos tek përfituesit e drejtpërdrejtë, banorët e ketyre apartamenteve. Për ta realizuar këtë angazhohet një staf i tërë i mirëpregatitur arkitektësh, projektuesish dhe ndertuesish.

Vizioni i pasdites. Moderuar nga Evi Reçi. Temat më të nxehta të aktualitetit do te jene cdo dite pjese e programit, sikunder nuk do te mungojne nga ana tjetër bisedat me personazhe të dashur të ekranit, stili i jetes të se cilëve merret si nje model qe duhet ndjekur nga shikuesit. Dhe jo vetëm kaq. Tematikat sociale, problemet me të cilat ndeshemi çdo ditë, sugjerimet për një jetë më të mirë, do t’i shtohen larmishmërisë së këtij programi që premton shumë.

Kapital. Një talk show qe synon te mberrije tek moshat e rritura dhe tek publiku i interesuar per te kuptuar e marre pjese ne vendimarrjen politike dhe publike.Autori dhe moderatori i emisionit me te ri ne Vizion Plus, Aleksander Furxhi, vjen nga nje pervoje e gjate prej rreth dy dekadash si gazetar dhe editor i seksionit shqiptar te BBC.

Next. Moderuar nga Enxhi Cuku dhe Elvi Nuhu. Nje format i cili bazohet mbi informacionin, te rejat dhe gjithcka qe eshte terheqese per te rinjte e sotem. Ky program ka per qellim te argetoj, informoj, edukoj shikuesit. Next eshte nje risi ne televizionet shqiptare pasi do trajtohet ndryshe ne skenar, xhirim, prezantim dhe ne rubrikat qe permban.

Motor Plus. Moderuar nga Rudi Hizmo dhe Dorian Nurka. Nje format informativ dhe argetues mbi boten e makinave. Çdo jave do te keni mundesine te mesoni me shume dhe njekohesisht te argetoheni dhe zgjeroni njohurite tuaja mbi makinat. Tendencat dhe modelet me te reja, ngjarjet me te spikatura te javes lidhur me to, si te mirembani makinat tuaja, cilat jane kushtet dhe lehtesirat qe ofron tregu tyre sot dhe a ndjehemi ne komod me makinat. Cdo jave informacion flash nga cdo marke makine lidhur me propozimet e reja ne treg apo rijesit qe priten ne te ardhmen. Per te gjithe ju qe keni nje makine apo per ju qe keni planifikuar te keni nje te tille tashme ju ofrohet nje hapesire me shume per tu informuar me saj si dhe per te bere zgjedhjen e duhur.


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]