Wikipedia:Shqueshmëria e shkrimtarëve dhe librave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo faqe përshkruan kriteret që duhet të ndiqen në editimin e zërave të Wikipedias për shkrimtarët dhe librat, qofshin ato letërsi artistike apo eseiste.

Rregulla të përgjithshme[Redakto nëpërmjet kodit]

Për librat e shkrimtarët vlejnë gjithë rregullat e përgjithshme të Pikëpamjes neutrale, Hulumtimit vetjak, Verifikueshmërisë, dhe Çfarë Wikipedia nuk është.

Enciklopediciteti i artikujve[Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimtarët[Redakto nëpërmjet kodit]

Konsiderohen zëra enciklopedikë, pra të shquar pa ndonjë votim në Kuvend nga komuniteti, biografitë e shkrimtarëve që janë dalluar në mënyrë të veçantë në sektorin e tyre, gjë që mund të verifikohet lehtë nga burime të pavarura.

Një shkrimtar konsiderohet enciklopedik kur kënaq të gjithë kriteret e mëposhtëm:

  1. Ka publikuar së paku tre libra nga një shtëpi botuese që nuk prodhon normalisht shkrime të një fillestari dhe nuk lejon që shkrimtari të vetëfinancojë librin
  2. Një libër i tij ka fituar çmime kombëtar apo ndërkombëtar, ose ka marrë recensione me autoritet nga kritikë në periodikë kombëtarë

Alternativisht, një shkrimtar mund të konsiderohet enciklopedik nëse një nga librat e tij konsiderohet enciklopedik, shih seksionin Librat më poshtë.

Librat[Redakto nëpërmjet kodit]

Një libër konsiderohet me interes enciklopedik kur kënaq së paku një nga kriteret e mëposhtme:

  1. Ka fituar të paktën një çmim me rëndësi kombëtare apo ndërkombetare
  2. Përdoret si bibliografi në të paktën pesë libra nga autorë të ndryshëm
  3. Është përkthyer të pakten në tre gjuhë dhe i publikuar në më shumë se një shtet
  4. Ka qenë objekt kritike nga organe të pavarura, pra përjashtohen recensionet
  5. Ka shitur një numër të larte kopjesh ose është një "best seller"
  6. Ka qenë në qendër të një kronike, pra ka fituar shquarsi nga disa periodikë të pavarur
  7. Libri është bërë film dhe filmi është enciklopedik
  8. (për letërsi eseistike) Është adoptuar si manual studimi në disa universitete shtetërore me përjashtim të universiteteve ku autori është docent, apo është libër i cituar si bibliografi në tekste universitare apo monografi të ngjashme.