Yusaku Matsuda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yusaku Matsuda
U lind në21 shtator 1949
Vdiq6 nëntor 1989
KombësiaJaponez
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
Faqja në rrjetUebfaqja Zyrtare

Yusaku Matsuda (Japonisht: 松田 優作; 21 shtator 1949 - 6 nëntor 1989) ishte aktorë japonezë. Ai ishte i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale të ndryshme në vitet e 1970. Filmi i tij i fundit ishte me rolin si antagonist në filmin Black Rain.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matsuda lindi jashtë martese në Shimonoseki. Babai i tij ishte oficerë japonezë, i cili nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa nëna e tij ishte koreane, Kaneko Matsuda. Kaneko ishte koreane e cila u martua me oficerin para vdekjes së tij në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u rrit dhe u shkollua në Shimonoseki. Në vitin 1967, gjatë shkollës kur ishte, në nxitjen e nënës, ai shkoi tek tezja e tij në qytetin e Seaside në Amerikë për një vit. Por ai ishte i pakënaqur në Amerikë, pasi që nuk dinte gjuhën angleze dhe ndjente si viktimë e diskriminimit, vendosi që të kthehet në Japoni. Ai kishte frikë të kthehet te nëna e tij, kështu ai shkoi te vëllai i tij në Tokjo. Ai shkoi në shkollën e lartë Hōnan si student i natës dhe diplomoi në vitin 1969.

Në vitin 1975, ai u martua me Michiko Kumamoto dhe kishin një vajzë. Ata u divorcuan në vitin 1981 pas gjashtë vite martesore. Në vitin 1983, ai u martua me Miyuki Kumagai dhe kishin tre fëmijë. Dy fëmijët, Ryuhei dhe Shota u bënë aktorë dhe vajza e tij Yuki u bë këngëtare.

Në vitin 1988, Matsuda u diagnosua me kancer në rrugët urinare, para se të fillojnë xhirimet e Black Rain. Matsuda nuk deshi të bënte kimioterapi, pasi që ai nuk do të kishte aftësi për të luajtur rolin e tij të filmit. Pas vdekjes, gruaja e tij e parë ka thënë se ai nuk e ka kuptuar rëndësinë e sëmundjes së tij. Gjatë xhirimit, ai ishte duke urinuar gjak.

Në mars 1989, sëmundja e tij u përhap në shpinën dhe mushkërinë e tij dhe u bë i paoperueshëm. Më 7 tetor 1989, Matsuda u shtrua në spital. Matsuda vdiq në orën 6:45 pasdite (sipas zonës kohore në Japoni) në moshën 40 vjeç. Ai u varros në varrezat Nishitama në Akiruno, Tokjo.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Filmi Roli Shënimet
1973 Ōkami no Monshō Haguro
1974 Tomodachi Komatsu
Ryōma Ansatsu Yūta
Abayo Dachi Kō
1976 The Classroom of Terror
Hitogoroshi
1977 Proof of the Man Detective Kōichirō Munesue
1978 Mottomo Kiken na Yūgi Shōhei Narumi
Satsujin Yūgi
1979 Midare Karakuri
Oretachi ni Haka wa Nai Katsuo Shima
The Resurrection of the Golden Wolf Tetsuya Asakura
Shokei Yūgi Shōhei Narumi
1980 Rape Hunter Nerawareta Onna
Bara no Hyōteki Mysafir
The Beast to Die Kunihiko Date
1981 Yokohama BJ Blues BJ
Kagerō-za Shungo Matsuzaki
1983 The Family Game Katsu Yoshimoto
Detective Story Shūichi Tsujiyama
1985 Sorekara Daisuke Nagai
1986 A Homansu Kaze
1988 Wuthering Heights Onimaru
A Chaos of Flowers Takeo Arishima
1989 Black Rain Sato
1998 Yomigaeru Yūsaku: Tantei Monogatari Tokubetsu-hen Shunsaku Kudō
2009 Soul Red Dokumentar

Television[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Programi Roli Shënimet
1973 Taiyō ni Hoero! Jun Shibata, me nofkën "Jiipan"
1974 Akai Meiro Jun, xhaxhai i Momoe
1975 Oretachi no Kunshō
1976 Daitokai (Mysafir)
Saraba Rōnin (Mysafir)
1977–1978 Daitokai Part II Isao Tokuyoshi
1978 Daitsuiseki (Mysafir, epizodi i fundit)
1979–1980 Tantei Monogatari Shunsaku Kudō
1982 Haru ga Kita
Shi no Dangai
Shin-Jiken Dr Stop
Home Sweet Home (Mysafir)
1982–1983 Anchan (Mysafir)
1983 Nettai ya
Dansen
1984 Shin-Yumechiyo Nikki
Onna Goroshi Abura no Jigoku
1986 Ou Otoko
1988 Sakurako wa Warau
1989 Kareinaru Tsuiseki Me Florence Griffith-Joyner