Çetnikët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çetnik-Fjala “ çetnik” (BKS četnik) në fillim përdorej për të emërtuar pjesëtaret e një çete serbe. Në vitin 1920 u krijua zyrtarisht nga Kosta Peçanac një organizatë çetnike me veterane nga njësitë guerile që ai kishte komanduar gjatë Luftës së parë Botërore. Gjatë Luftës së dytë botërore me termin “ çetnik” kuptohej lëvizja konservatore e qëndresës , e krijuar nga koloneli i ushtrisë jugosllave Drazha Mihailoviq, një lëvizje rivale ndaj asaj të partizanëve komunistë të Titos, Në vitet 1990, termi i referohej paraushtarakëve dhe luftëtarëve nacionalistë serbë në konfliktet etnike në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. [1]Çetnikët për një periudhë të gjatë, veçanërisht në shekullin XIX, çetnikët ishin sinonim i luftëtarëve për çlirimin kombëtar dhe rezistencën e popujve të Ballkanit, veçanërisht serbëve, në luftën kundër Perandorisë Turke. Ata u emëruan pasi njësia e tyre bazë ishte një trupë, dhe skuadrat e tyre zakonisht quheshin Duka-Vojvoda.[2] Ky term, tanimë përçmues, përdoret për të identifikuar serbët nacionalistë të linjës së ashpër.[3]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, R.(2011) Fjalori Historik i kosovës, Skanderbeg Books, Tiranë, fq 105
  2. ^ http://znaci.net/00003/457.pdf/ Arkivuar 6 prill 2016 tek Wayback Machine БРАНКО ЛАТАС МИЛОВАН ЏЕЛЕБЏИЋ:ЧЕТНИЧКИ ПОКРЕТ ДРАЖЕ МИХАИЛОВИЋА 1941-194 5
  3. ^ "HRW". Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2008. Marrë më 16 shkurt 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)