Stacioni hekurudhor i Zveçanit

Stacioni hekurudhor në Zveçan (Železnička stanica u Zvečan) është një stacion hekurudhor që ndodhet në Zveçan, Kosovë. Ai është pjesë e linjës hekurudhore që lidh Kosovën me Serbinë. Stacioni hekurudhor në Zveçan ka një histori të gjatë, duke qenë një pikë kyçe në infrastrukturën hekurudhore të Kosovës.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1954, stacioni ishte funksional dhe shërbente si nyje e rëndësishme për transportin hekurudhor në rajon. Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kontrolli mbi hekurudhat në veri të vendit, përfshirë stacionin e Zveçanit, ka qenë subjekt i mosmarrëveshjeve. Deri vonë pas luftës, për "sigurinë" në komunë janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punësim edhe të popullatës serbe në Policinë e Kosovës.
Në vitin 2008, Hekurudhat e Serbisë morën kontrollin mbi linjën Leshak-Leposaviq-Sllatinë e Ibrit-Zveçan, duke e integruar atë në sistemin e tyre hekurudhor. Në qershor të po atij viti, treni nga Serbia filloi të operojë deri në Zveçan, pas marrjes së kontrollit të kufijve veriorë nga misioni i BE-së në Kosovë, EULEX.
Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë reformash në kuadër të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – “Trainkos”, për të rritur efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve.
Në vitin 2021, Drejtori i Përgjithshëm i Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Nebojša Šurlan, me menaxhmentin e tij ka vizituar stacionet hekurudhore në Zveçan, Leposaviq, Leshko dhe Ibarska Sllatinë, ku ka diskutuar me punonjësit për pozitën e tyre dhe gjendjen në Kosovë. [2] [3]