Staka Skenderova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Staka Skenderova (rr. 1830 – 26 Maj 1891) ishte një mësuesese nga Sarajeva e Bosnjes, punonëtore sociale, shkrimtare dhe folkloriste.[1] Ajo ka merita të pamohueshme në themelimin e Shkollë së parë për vajza në kryeqendrën e Bosnjës, Sarajevë më 19 tetor 1858.[2] Në vitin vijues ajo u bë edhe e para autore grua e Bosnjes me vepër të publikuar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skenderova ishte lindur rreth vitit 1830 në Sarajevë nga prindër emigrant të ardhur nga Prijepolja. I vëllai i saj më i vjetër kishte shërbyer në Ushtrinë Osmane, dhe Skenderova kishte mësuar gjuhën turke në një moshë të re ndërsa në mënyrë autodidaktike kishte mësuar edhe shkrim-lexim.

Skenderova, me lejen e autoriteteve të Perandorisë Osmane, kishte hapur shkollën e parë për vajza në Sarajevë në vitin 1858. Ajo ishte edhe gruaja e parë mësimdhënëse në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ajo përfundimisht kishte vendosur të bëhej murgeshë. Pasi që asokohe Bosnja nuk kishte manastir ortodoks për femra atëher ajo u detyrua të shugurohej si një motër nderi Ortodokse në Jerusalem në vitin 1870.[3]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e saj përfundoi në mënyrë tragjike dhe të dhunshme në maj të vitit 1891. Duke shijuar disa momente argëtimi në Ilixha, një kal tërhoqi karrocën në turmë dhe ku Skenderova plagoset rëndë.[4] Në rrethana të këtilla, për Skenderovën ishte kujdesur mikja e saj Miss Irby , por vdiq nga lëndimet pak kohë pas incidentit. Miss Irby organizoi varrimin e saj dhe Skenderova u varros në Sarajevë.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ljetopis Bosne, 1825-1856 ("Kronika Boshnjake, 1825-1856", 1859)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Žene iz priča i legendi BiH - Staka Skenderova". Federalna. 11 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2017. Marrë më 11 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Staka Skenderova". BH Leksikon. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Starogradski haberi 9 - Općina Stari Grad Sarajevo; page 17" (PDF). Stari Grad. 3 mars 2011. Marrë më 11 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "STAKA SKENDEROVA". Sarajevo. 12 prill 2013. Marrë më 11 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)