Jump to content

Stampa:13 Korrik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • 1793 – Shkrimtari revolucionar francez, Jean Paul Marat, u ther për vdekje nga Charlotte Corday, e cila u ekzekutua katër ditë më vonë.
  • 1863 – Trazirat kundër Luftës Civile amerikane shpërthyen në qytetin e New Yorkut dhe rreth 1.000 persona u vranë brenda tri ditëve.
  • 1960 – John F. Kennedy e siguroi nominimin presidencial në SHBA, në kuvendin e partisë së tij në Los Angeles.
  • 1977 – Një ndërprerje 25-orëshe e rrymës preku qytetin e New Yorkut, pasi që vetëtima kishte dëmtuar rrjetin energjetik.
  • 1985 – Live Aid, një koncert ndërkombëtar roku u mbajt në Londër, Philadelphia, Moskë dhe Sydney, për të mbledhur para për të varfrit e Afrikës.
  • 2003 – Me bekimin e administratorëve amerikanë, irakianët inauguruan këshillin e tyre të parë qeverisës pas rrëzimit të Saddam Hysseinit.
  • 2006 – Izraeli i vuri bllokadë detare Libanit dhe e sulmoi aeroportin Bejrutit si dhe bazat ushtarake libaneze. “Hezbollahu” ndërkaq hodhi dhjetëra raketa mbi Izraelin.
  • 2007– Ish-magnati mediatik, Conrad Black, u shpall fajtor në Chicago për mashtrim. Ai është duke e vuajtur dënimin gjashtëvjeçar me burgim në një burg federal të Floridës.