Stampa:30 qershor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
  • 1971 – Ekipi treanëtarësh i fluturakes sovjetike të hapësirës “Soyuz II” vdes në tentativën për të rihyrë në atmosferën e Tokës, si pasojë e rënies së presionit të ajrit. Ata kishin caktuar një rekord të qëndrimit në hapësirë prej 570 orësh e 22 minutash.
  • 1974Alberta King, nëna e liderit të të drejtave civile të zezakëve në SHBA, Martin Luther King, është vrarë gjatë një meshe kishtare.
  • 1990Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore i bashkuan ekonomitë e tyre me Lindjen që adoptoi markën gjermano-perëndimore si valutë të saj.
  • 2004 – Sonda hapësinore e NASA-s “Cassini” kaloi nëpër unazat e Saturnit dhe në orbitë të saj, në studimin më të hollësishëm të bërë ndonjëherë në planetin e gjashtë më të largët të Tokës.
  • 2005 – Parlamenti spanjoll i dha aprovimin e fundit ligjit që legalizon martesat homoseksuale, duke e kundërshtuar haptazi Kishën Katolike. Spanja kështu bëhet vetëm shteti i katërt pas Kanadasë, Belgjikës dhe Holandës që lejon martesat e të njëjtës gjini.