Statusi në sistemin ligjor romak
Në ligjin romak, status përshkruan statusin ligjor të një personi. Individi mund të ishte një qytetar romak (status civitatis), ndryshe nga i huaj; ose ai mund të ishte i lirë (status libertatis), ndryshe nga skllevërit; ose ai mund të kishte një lloj pozicioni në një familje romake (status familiae) ose si kreu i familjes (pater familias), ose si një anëtar i ulët (filii familias).
Status civitatis
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtetin romak, sipas ligjit civil romak (ius civile), vetëm qytetarët kishin të drejta të plota civile dhe politike. Në lidhje me status civitatis, në shtetin romak, kishte cives, latini and peregrini dhe të huaj. Jashtë shtetit romak, kishte externi, barbari dhe hostes.
Status familiae
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Status familiae është statusi ligjor i një individi në familje. Pater familias kishte autoritetin në familje (patria potestas) dhe çdokush i nënshtrohej ati bazuar mbi adgnatio (farefisnia vetëm nga ana e babait). Kjo kishte një ndikim në ligjin privat. Ka një dallim midis alieni iuris (personat nën autoritetin patria potestas) dhe sui iuris (personat autonom ndaj patria potestas, që mund të ishin vetë pater familias). Filius familias kishte ius suffragii dhe ius honorum, por në fushën e ligjit privat ai ishte i kufizuar, për shkak të patria potestas.
Status libertatis
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statusi shoqëror dhe ligjor i skllevërve në shtetin romak ishte i ndryshëm në periudha të ndryshme. Në kohën e ligjit të vjetër civil (ius civile Quiritium) skllavëria kishte një formë patriarkale (një skllav bënte të njëjtën punë dhe jetonte nën të njëjtat kushte si pronari dhe familja e tij). Pas luftërave fitimtare të Romës, nga shekulli III p.e.s., skllevër të shumtë erdhën në Romë, duke rezultuar në tregtinë e skllevërve dhe shfrytëzimin në rritje të skllevërve. Nga ajo kohë e në vijim, një skllav bëhej vetëm një send (res)- servi pro nullis habentur.
Statusi ligjor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendja ligjore e skllevërve bazohej në faktin se skllavi nuk ishte një subjekt, por një objekt i ligjit. Një padron kishte të drejtën e pronësisë mbi skllavin. Ai mund ta shiste atë, ta linte peng, por sigurisht jo të dëmtonte ose ta vriste atë. Nëse dikush dëmtonte skllavin e tij, një padron mund të niste një proçedim ligjor dhe të kërkonte mbrojtje. Pronësia mbi skllavin quhej dominica potestas dhe jo dominium si pronësia e objekteve dhe kafshëve.
Në sistemin ligjor romak, një skllav nuk kishte një familje. Marrëdhëniet e tij seksuale me skllevërit e tjerë nuk ishin martesë (matrimonium), por një bashkë-jetesë pa pasoja ligjore (contubernium).
Pronarët mund ti jepnin një sasi pronash (si toka, ndërtesa), të njohura si peculium, një skllavi për ti menaxhuar dhe përdorur vetë. Ky peculium mbrohej nën ligjin romak dhe ishte i paprekshëm nga pronari. Ky ishte një tjetër mjet që skllevërit mund ta përdornin për të blerë lirinë e tyre.[1]
Mënyrat e bërjes skllav
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mënyrat më të vjetra të bërjes skllav ishin të kapeshe si një armik në luftë. Megjithatë, edhe një huaj mund të bëhej i lirë prapë, nga ana tjetër edhe një qytetar romak mund të bëhej skllav. Skllavëria ishte e trashëgueshme dhe fëmija i një skllaveje, pavarësisht se kush ishte babai. Sidoqoftë, sipas ligjit klasik, një fëmijë i një skllavi bëhej i lirë (ingenuus), nëse nëna e tij ose saj ishte i lirë, edhe për një periudhë të shkurtër kohe, gjatë shtatzanisë.
Kishte një numër mënyrash nëpërmjet të cilave një njeri i lirë mund të bëhej skllav në shoqërinë romake:
- Sipas Dymbëdhjetë Tabelave:
- Æris confessi rebusque iure iudicatis XXX dies iusti sunto.
- Një person që pranonte se detyrohej para ose gjykohej se detyrohej para ndaj dikujt duhet ti jepeshin 30 ditë për të paguar.
- Post deinde manus iniectio esto. In ius ducito. Ni iudicatum facit aut quis endo eo in iure vindicit, secum ducito, vincito aut nervo aut compedibus XV pondo, ne maiore aut si volet minore vincito. Si volet suo vivito, ni suo vivit, qui eum vinctum habebit, libras faris endo dies dato. Si volet, plus dato.
- Pas asaj, kreditori mund të vendoste duart mbi të dhe ta çonte atë në gjykatë. Nëse ai nuk e kënaqte gjykimin dhe askush është garanci për të, kreditori mund ta marrë të akuzuarin me vete në inventar pronësie ose në pranga...
- Gjithashtu, qytetarët e përfshirë në paraqitjen e gënjeshtërt të skllavërisë për përfitim mund të bëheshin skllevër. Nëse një njeri i lirë shitej si skllav, atëherë pas provimit se ai është i lirë ai ndante proçedimet nga shitja me palën që e shiti atë. Një pretor mund ta privonte shitësin nga liria e tij (vindicatio in libertatem).
- Të dënuarit (shumica e tyre dënoheshin me vdekje), mund të bëheshin skllevër dhe prona e tyre do ti kalonte shtetit.
- Një qytetare romake mund të bëhej skllave (nën formën 52 senatus consultum Claudianum) nëse ajo kishte "jetesë të ndërsjelltë" (contubernium) me një tjetër skllav të burrit pavarësisht kundërshtimit të pronarit.
Përfundimi i statusit të skllavit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Luftërave Punike, Roma filloi shfrytëzimin në masë të skllevërve. Sidoqoftë, zhvillimi i industrisë, tregtisë dhe degëve të tjera të ekonomisë kërkonin punëtorë të aftë të lirë, që të interesoheshin për pynën e tyre.
Një skllav mund të fitonte lirinë nëpërmjet aktit të manumisionit, nëpërmjet të cilit një pronar do ta lironte atë nga autoriteti i tij. Manumisionet ishin të ndryshme në periudha të ndryshme. Ligji i vjetër civil (ius civile Quiritium) njihte disa lloje manumisionesh:
- Manumissio censu, bëhej nga një pronar në kohën e Asamblenë Centuriate. Një pronar që dëshironte ta lironte skllavin e tij kishte nevojë ta fuste atë në listën e censorit si një qytetar.
- Manumissio vindicta, ishte lirimi i një skllavi nëpërmjet një lutje të sajuar për lirim (vindicatio in libertatem). Ajo bëhej para një magjistrati, kur disa qytetarë (adsertor libertatis) e preknin një skllav me një shkop (vindicta) dhe fjalët e duhura të thëna se skllavi ishte një njeri i lirë. Nëse një pronar nuk e kundërshtonte atë pohim (in iure cessio), një magjistrat do ta çertifikonte lirinë e skllavit (addictio). Kjo bëhej nën ligjin e vjetër civil (ius civile Quiricium)
- Manumissio testamento, ishte lirimi i një skllavi nëpërmjet një vullneti testamentar. Në një testament padroni zakonisht thoshte: Stichus servus meus liber esto dhe skllavi do të ishte i lirë pa pronar.
- Manumissio testamento fideicommissaria, ndodhte kur një padron i kërkonte pasuesit të tij ta lironte një skllav. Nëse skllavi lirohej, njeriu që e lironte atë bëhej patroni i tij (por jo pronari).
- Manumissio inter amicos, ishte lirimi i një skllavi nëpërmjet një pohimi përballë miqve. Pretorët i mbronin këta skllevër të lirë (nëpërmjet Lex Junia Norbana, këta persona jetonin si të lirë por vdisnin si skllevër). Ky lloj manumisioni e kishte origjinën në fundin e republikës.
- Manumissio per epistulam, e njëjtë si e mësipërmja, vetëm e bërë nëpërmjet një pohimi në një letër.
- Manumissio per mensam ishte e ngjashme me manumisionet e mësipërme. Kjo nuk ishte aq formale sa manumisionet në kohën e ligjit të vjetër civil, por kishte të njëjtën vlerë si manumisionet pretorike. Manumisionet e këtij lloji e kishin origjinën në knoë e perandorisë.
- Manumissio in ecclesia, ishin manumisionet e bëra në kohën e perandorëve të krishterë përballë një prifti.
Në fillim të perandorisë, për shkak të numrit të manumisioneve, u bënë kufizime ligjore të manumisioneve. Këto kufizime u zbatuan nëpërmjet dy ligjeve: Lex Fufia Caninia dhe Lex Aelia Sentia.
Sipas ligjit romak, skllevërit që ishin liruar (libertinus, përkundrejtë pronarit të tij libertus) bëheshin banorë romakë, por ata kishin shumë më pak të drejta sesa qytetarët romakë që kishin lindur të lirë (ingenuus). Pronari i mëparshëm i skllavit tani bëhej patroni i tij (patronus) dhe libertus kishte akoma detyrime përkundrejtë tij (kjo rregullohej nga ligji). Libertus duhet ti bindej dhe ta respektonte patronin e tij (obsequium et reverentia). Patroni mund ta ndëshkonte një libertus të pabindur. Në kohët e vjetra ai edhe mund ta vriste atë (ius vitae necisque), por më vonë ai nuk mundëte. Në disa rrethana ai edhe mund ti kërkonte një magjistrati ta kthente libertus-in prapë në skllav (accusatio ingrati).
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Statusi shoqëror
- Personi shumë i rëndësishëm
- Klasa shoqërore
- Pomerium
- Umbilicus urbis Romae
- Roma quadrata
- Miliarium Aureum
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Drungos
- Portrizmi Romak
- Ager publicus
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti romak
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Clivus Palatinus
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Domus
- Dux
- Dymbëdhjetë Tabelat
- Mundus Cereris
- Lapis manalis
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Ergastulum
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fiset Italike
- Forumet Romake
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus trium liberorum
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kodeksi i Justinianit
- Kodeksi i Theodosit
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët
- Latinët në Itali
- Latium
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Magjistratët romakë
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Panem et circenses
- Patricët romakë
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Primus inter pares
- Provinca romake e Epirit
- Rogatio
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Urbs
- Ushtria Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vicus
- Vigiles
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citeme fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Temin, Peter (2006). "The Economy of the Early Roman Empire". Journal of Economic Perspectives. 1 (në anglisht). 20: 133–151. doi:10.1257/089533006776526148.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gaius (1904). Edward Poste; E. A. Whittuck (red.). Gaii Institutionum Iuris Civilis Commentarii Quattuor Or Elements of Roman Law by Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press.
- Temin, Peter (2006). "The Economy of the Early Roman Empire". Journal of Economic Perspectives. 1 (në anglisht). 20: 133–151. doi:10.1257/089533006776526148.